prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Në mungesë të debatit parlamentar

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Në mungesë të debatit parlamentar
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Javën që lamë pas opinioni publik dhe Kuvendi i Kosovës u përpoqën të zhvillojnë debatin politik për qëndrimin zyrtar të Qeverisë për planin franko-gjerman. Analistët, intelektualët e opinionistët mendimet e tyre në varësi prej bindjeve, gjykimeve apo parapëlqimeve politike i shpërfaqen në emisionet televizive. Madje mendoj se qytetarët për marrëveshjen, rëndësinë, pasojat, sfidat dhe dobitë e saj më shumë u informuan prej debateve politike e analitike se sa prej seancës se posaçme të Kuvendit të Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës mungon debati i mirëfilltë parlamentar për çdo gjë, përfshi edhe debatin për procesin më të rëndësishëm politik në vitet e fundit.

Debatin në Kuvendin e Kosovës gjatë javës e mbizotëruan kryesisht fyerjet, ofendimet, përpjekja për mbizotërim publik e akuzat fanatike partiake. Më e keqja e gjithë kësaj ishte lajthitja e debatit në gjykime personale, fyerje fizike e ofendime gjinore. Kuvendi i Kosovës, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Kosovës me përjashtim dhe vlerësim maksimal për një pjesë të tyre, është i pa aftë të nxjerri një debat të mirëfilltë parlamentar. Fjalimet kundërthënëse fillim e fund, inatet personale, fanatizmi politik e imitimet patetike për të vazhduar me ofendimet primitive janë në funksion të rritjes së militantizmit të verbër partiak. Militantizmi dhe fanatizmi partiak i qytetarëve po shpërfaqet në mënyrën më të vrazhdë e më të egër pastaj në komente të ndryshme nëpër rrjete sociale.

Militantizmi partiak e formon një Kuvend me deputetë jo meritor e deputetët jo meritor e nxisin populizmin si instrument për ta mbajtur veten në Kuvend. Por një rotacion i tillë politik i cenon vlerat demokratike dhe nuk siguron asnjë cilësi legjislative. Ka vite që ligje të caktuara që miratohen nga Kuvendi i Kosovës konsiderohen jo kushtetues e më shumë se kaq ka ligje që shkaktojnë pasoja të pariparueshme në zbatim. Në mungesë të vlerave profesionale e intelektuale të shumë deputetëve në Kuvendin e Kosovës mungon debati i mirëfilltë parlamentar. Për rrjedhojë të kësaj java që lamë pas nuk dha një debat parlamentar që e avancon çështjen e marrëveshjes apo dialogut por shpërfaqi agresivitetin dhe ofendimin ndaj njëri tjetrit. Mendësi që u bartë edhe te komentuesit e shumtë dhe te militantët partiak.

Kosova, pas pajtimit verbal me propozimin franko-gjerman, është në një fazë tjetër politike. Domosdoshmëria për debat të mirëfilltë ndër partiak, parlamentar e intelektual është imediate. Nuk është koha e akuzave politike për përfitime elektorale e as e justifikimeve patetike të liderëve partiak apo qeveritar. Është koha e reflektimit të skajshëm dhe përpjekjes për krijimin e unitetit politik rreth interesave qenësore shtetërore.

Advertisement

Plani franko-gjerman me gjithë vlerësimet pozitive që mund ti ketë në vete bartë edhe shumë sfida që mund të shkaktojnë pasoja për të ardhmen tonë shtetërore. Një debat i mirë, një përkushtim i përbashkët dhe një qëllim institucional i të gjithëve mund të parandalojë pasojat negative gjatë zbatimit të marrëveshjes. Forma e zbatimit të marrëveshjeve të mëhershme, statusi i Kishës Ortodokse dhe më e ndjeshmja forma e vet-menaxhimit të komunave me shumicë serbe, pra, asociacionit janë çështjet me ndjeshmëri tepër të madhe në zbatim. Forma e zbatimit të këtyre obligimeve ndërkombëtare mund të shkaktojë përplasje të madhe politike në vend por edhe pasoja. Megjithatë përçarja e madhe politike, diskursi i ashpër publik e polarizimi i shoqërisë është gjëja më dëmshme që mund ti bëjmë vendit tonë në këtë kohë.

Në mungesë të debatit të mirëfilltë parlamentar rreth planit franko-gjerman rolin më të mirë e konstruktiv mund ta luajnë akterët e tjerë social, politik e mediatik. Debatet serioze e intelektuale duhet të nisin në forume të ndryshme organizative me qëllim të krijimit të presionit publik mbi qeverinë dhe deputetët. Rol tepër të rëndësishëm në këtë proces mund të luajnë edhe mediat. Përmes tyre mund të orientohen sfidat kryesore të planit franko-gjerman dhe të propozohen zgjidhjet adekuate në kuadër të mundësive që lejon ky plan. Politika, mediat dhe shoqëria civile mund të rrisin transparencën e zbatimi të planit franko-gjerman dhe mos ta mbajnë në terr informativ apo në debat shterpë qytetarët e vendit tonë.

Kosova është e ardhmja jonë dhe askush nuk mund të ketë monopolin të vendos për të ardhmen e saj pa një debat të mirëfilltë vendor dhe pa krijimin e unitetit politik.

Abdullah Klinaku

Lexo edhe

Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)
Lajme

Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)
Lajme

Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website (VIDEO)
Lajme

Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website (VIDEO)

March 30, 2023
Marrëveshja me Serbinë është adoptuar e gjithë BE-ja, thotë Kurti
Lajme

Marrëveshja me Serbinë është adoptuar nga e gjithë BE-ja, thotë Kurti

March 30, 2023
Marrëveshja me Serbinë është adoptuar e gjithë BE-ja, thotë Kurti
Lajme

Marrëveshja me Serbinë është adoptuar e gjithë BE-ja, thotë Kurti

March 30, 2023
Albin Kurti Rubkon Klan Kosova
Lajme

Kurti: Është e vështirë që përnjëherë ta zvogëlojmë migrimin (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)
Lajme

Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje (VIDEO)

by prestigji.com
March 30, 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e cila e parasheh Asociacionin, para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese do...

Read more
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website (VIDEO)

Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website (VIDEO)

March 30, 2023
Marrëveshja me Serbinë është adoptuar e gjithë BE-ja, thotë Kurti

Marrëveshja me Serbinë është adoptuar nga e gjithë BE-ja, thotë Kurti

March 30, 2023
Marrëveshja me Serbinë është adoptuar e gjithë BE-ja, thotë Kurti

Marrëveshja me Serbinë është adoptuar e gjithë BE-ja, thotë Kurti

March 30, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com