prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK u kremtua 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

prestigji.com by prestigji.com
3 weeks ago
in Lajme
A A
Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK u kremtua 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Në mjediset e Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u zhvillua një ceremoni festive me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përcjell Kosova Post.

Në shënimin e kësaj ditë të veçantë, të pranishme ishin gra dhe vajza ushtarake të FSK-së, veterane të UÇK-së dhe TMK-së si dhe zyrtare të MM-së.

Në këtë takim të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Drejtoresha e Departamentit të Financave në MM, Fahrije Sadiku, Shefja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në MM, Halime Morina, kolonel Arife Halili, major Mimoza Budeci, si dhe zyrtarë e ushtarakë të lartë të MM-së, FSK-së e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Gratë dhe vajzat e pranishme në këtë ceremoni i përshëndeti Ministri Mehaj, duke vlerësuar lartë kontributin e grave dhe vajzave zyrtare e ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në. Më tej, Ministri Mehaj tha se muaji mars për kombin shqiptar ndërlidhet me qëndresën tonë për liri dhe se në këtë vend kontribut të pa çmim kanë dhënë gratë dhe vajzat pasi që: “kur bëhet fjalë për atdheun zhduken dallimet gjinore”.

Më tej, Ministri Mehaj tha se gratë janë vlera e shoqërisë sonë dhe duhet të konsiderohen si të tilla, prandaj theksoi se bashkërisht duhet të punojmë që të ofrojmë mundësi për zhvillim e avancim të grave në shoqërinë tonë, e sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë sepse mbrojtja dhe siguria janë detyrë e të gjithë qytetarëve.

Advertisement

Gjithashtu, me këtë rast, nga Shefja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në MM, Halime Morina dhe Mimoza Budeci, major në FSK, u shtjelluan temat “Gratë në MM/FSK- Perspektiva dhe Barazia Gjinore në MM/FSK si reflektim për të kontribuar më shumë”, si dhe “Rrugëtimi i një pjesëtare të FSK-së”.
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare e Gruas, Ministri Mehaj dhe delegacioni MM-së dhe FSK-së, gjithashtu bënë nderime tek Memoriali “Heroinat” në Prishtinë.

Dita Ndërkombëtare e Gruas, gjatë ditës do të shënohet edhe me aktivitete tjera.

Lexo edhe

Moti sot
Lajme

1 prilli me diell dhe me vranësira të çrregullta

April 1, 2023
Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)
Lajme

Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)

March 31, 2023
Fadil Kajtazi
Lajme

Djegia e veturave në veri, Kajtazi: Kanë qëllime politike, janë akte terroriste (VIDEO)

March 31, 2023
Derek Chollet
Lajme

Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

March 31, 2023
Vladimir Putin
Lajme

Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusisë

March 31, 2023
Ministria e Financave: Komunat s’kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë (DOKUMENT)
Lajme

Murati: Miratohet projektligji që mundëson zbritjen e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro

March 31, 2023
Serbi: Prishja e Neymar-it është shembull i qëndrimit arrogant të autoriteteve
RAJONI & BOTA

Serbi: Prishja e Neymar-it është shembull i qëndrimit arrogant të autoriteteve

by prestigji.com
April 1, 2023

Kosova.info - Serbi: Prishja e Neymar-it është shembull i qëndrimit arrogant të autoriteteve उसके घुटनों पर गर्म milf और मुर्गा...

Read more
Serbi: Llazoviq i kërkoi llogari Gashiqit cili pranoi se policia nuk kishte shenja të përshkruara në protesta

Serbi: Llazoviq i kërkoi llogari Gashiqit cili pranoi se policia nuk kishte shenja të përshkruara në protesta

April 1, 2023
Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin

Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin

April 1, 2023
Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

April 1, 2023
A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

April 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com