prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Në Mamushë u organizua Festivali Ndërkombëtar i Domateve

prestigji.com by prestigji.com
8 months ago
in Lajme
A A
Në Mamushë u organizua Festivali Ndërkombëtar i Domateve
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Në Komunën e Mamushës në Kosovë u mbajt “Festivali Ndërkombëtar i Domateve”, transmeton Kosova Post.

Në festival, i cili u organizua për herë të 14-të këtë vit nga Komuna e Mamushës, morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, kryetari i Komunës Bağcılar të Istanbulit, Abdullah Özdemir, deputetë të Kosovës dhe Türkiye-s, kryetarë komunash, përfaqësues organizatash dhe shumë të ftuar.

Duke folur në ceremoninë e mbajtur në oborrin e Shkollës Fillore Ataturk në Mamushë, kryeministri Kurti tha se sektori kyç për zhvillimin e Kosovës do të jetë bujqësia.

Ai u shpreh se do të vazhdojnë t’i mbështesin bujqit në Mamushë, e cila është cilësuar si hambari i Kosovës.

“Komuna e Mamushës është pjesa e mozaikut që plotëson dhe i jep vlerë të shtuar bujqësisë në Kosovë, duke qenë një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë. Vullneti dhe përkushtimi për ta punuar tokën sjell si rezultat prodhime cilësore dhe kjo është çka e karakterizon Mamushën”, tha Kurti.

Ambasadori Sakar, nga ana tjetër, shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e dhënë zhvillimit të Kosovës nga populli Mamushës, të cilin e vlerësoi si punëtor dhe produktiv.

Advertisement

“Një nga faktorët më të rëndësishëm që i bën të vlefshme marrëdhëniet mes Türkiye-s dhe Kosovës është padyshim prania e bashkëkombësve tanë nga Kosova dhe vëllezërve tanë në Mamushë. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve që keni përfaqësuar komunitetin turk në atdheun tuaj në Kosovë dhe keni kontribuar me sukses për paqen dhe prosperitetin e Kosovës”, deklaroi ambasadori turk.

Pas fjalimeve, makina bujqësore iu shpërndanë më shumë se njëqind fermerëve. Festivali u mbyll me shfaqjen e valleve popullore dhe një koncert të vokalistit Orhan Çakmak.

Në kuadër të festivalit u nënshkrua një protokoll ndërmjet komunave Bağcılar dhe Mamushë për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit./AA

Lexo edhe

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n
Lajme

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n

March 29, 2023
Shtepia e Bardhe
Lajme

Amerika mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës

March 29, 2023
Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)
Lajme

Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

March 29, 2023
Lushtaku: Kemi parë shkelje të ndryshme ligjore në BQK, sidomos konflikt interesi
Lajme

Lushtaku: Kemi parë shkelje të ndryshme ligjore në BQK, sidomos konflikt interesi

March 29, 2023
Hadërgjonaj pas ndeshjes me Andorrën: Vështirë të përshkruhet me fjalë (VIDEO)
Lajme

Hadërgjonaj pas ndeshjes me Andorrën: Vështirë të përshkruhet me fjalë (VIDEO)

March 28, 2023
Zhegrova: Jemi të mërzitur nga rezultati (VIDEO)
Lajme

Zhegrova: Jemi të mërzitur nga rezultati (VIDEO)

March 28, 2023
Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n
Lajme

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n

by prestigji.com
March 29, 2023

Bjellorusia ka konfirmuar se do të presë armë bërthamore taktike ruse në përgjigje të presionit perëndimor, duke përfshirë sanksionet dhe...

Read more
Shtepia e Bardhe

Amerika mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës

March 29, 2023
Paqarada: Ishim të pafat ndaj Andorrës

Paqarada: Ishim të pafat ndaj Andorrës

March 29, 2023
Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja

Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja

March 29, 2023
Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

March 29, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com