Analisti Gazmir Raci vlerëson se situata në pjesën veriore të vendit vazhdon të jetë e tensionuar.
Sa i përket kësaj pjese territoriale ai ka lavdëruar punën e para disa vitesh të ish-kryenegociatores për dialog, Edita Tahiri.
“Nëse kthehemi në histori në vitin 2013 veriu kishte filluar të integrohej. Në atë kohë u bë integrimi i policisë, u bë shuarja e rojeve tek ura. Sonte padyshim se duhet ta përmendim punën e Edita Tahirit dhe ndryshimet radikale në të mirë të shtrirjes të sovranitetit në veri”, është shprehur Raci.
“Në vitin 2017 ka pasur mungesë të koordinimit për të adresuar sfidat nëpër sektorë të ndryshëm dhe kjo më pas kishte krijuar një vakuum”.
Raci ka theksuar se në vitin e fundit ka një qasje ndryshe nga qeveria.
“Në vitin e fundit ka pasur një luftë të hapur kundër krimit dhe kontrabandës, ku bandat filluan të rrezikohen dhe pastaj rrodhën sulmet e fundit. Dhe këto nuk janë bërë pa dijeninë e Aleksandër Vuçiqit”.