prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Në ASHAK u promovua “Fjalori serbisht-shqip” i Rexhep Zllatkut, i botuar nga Logos-a

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in KULTURË
A A
Në ASHAK u promovua “Fjalori serbisht-shqip” i Rexhep Zllatkut, i botuar nga Logos-a
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Të premten në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës u promovua “Fjalori serbisht-shqip” i shkrimtarit e publicistit, tashmë edhe leksikografit, Rexhep Zllatku.

Ky fjalor është rezultat i një pune prej 15 vjetësh. Zllatku, i cili në Beograd ka përfunduar shkollën njëvjeçare të gazetarisë ndërsa në Shkup Fakultetin Juridik, si fillim kishte pasur dyshime nëse do t’ia dilte përfundimit të fjalorit në të ‘80-at e tij, megjithatë, siç u shpreh ai, me kohën vështirësitë filluan të fashiteshin. Fjalori është përuruar në Prishtinë, pas Shkupit, vitin e kaluar.

Autori Rexhep Zllatku ka thënë se problemi më i madh i gjuhës shqipe është natyra e saj, si dhe ndikimi nga gjuha serbe.

“Si në të kaluarën e jetës sime, tani kaq më shumë më përforcohej bindja se problemi ynë kryesor karshi shqipes nuk është fondi i fjalëve, as drejtshkrimi i saj, por natyra e gjuhës, formulimi ynë i mendimit në natyrën e saj, i cili, shpeshherë është shatra-patra e gjysma-gjysma, nën ndikimin e natyrës së gjuhës serbe”, ka thënë Zllatku. Për ta argumentuar këtë ai ka marrë dy shembuj anekdotash dhe mënyrën se si ato janë përkthyer dhe përdorur në gjuhën shqipe.

Advertisement

Husamedin Abazi, kryeredaktor i shtëpisë botuese “Logos-A”, e cila e ka botuar këtë fjalor, është shprehur i lumtur për këtë vepër duke theksuar se nëpërmjet saj tentojnë të jenë më afër njerëzve që synojnë dijen.

“Ne, si shtëpi botuese dhe strofull që rreth vetes ka mbledhur njerëz që çmendurisht e dashurojnë librin dhe faniten në nxjerrjen dhe sjelljen e tij gjer te dora, syri dhe mendja e lexuesit, kemi synuar që përmes këtij angazhimi dhe vetëmohimi, përmes përzgjedhjes dhe botimit të librave të mbjellim fidanë urtësie dhe diturie”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë
KULTURË

Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

February 4, 2023
Sonte mbahet koncerti ndërkombëtar "Kosova Clarinet Fest" (VIDEO)
KULTURË

Sonte mbahet koncerti ndërkombëtar “Kosova Clarinet Fest” (VIDEO)

February 3, 2023
Lugati shënon rikthimin në muzikë, publikon këngën "Wow" (VIDEO)
KULTURË

Lugati shënon rikthimin në muzikë, publikon këngën “Wow” (VIDEO)

February 3, 2023
A mund ta gjeni kafshën e fshehur në foto për 11 sekonda?
KULTURË

A mund ta gjeni kafshën e fshehur në foto për 11 sekonda?

February 3, 2023
Disa sekrete të vogla për foton familjare perfekte!
KULTURË

Disa sekrete të vogla për foton familjare perfekte!

February 2, 2023
Projektligji për Artin dhe Kulturën, MKRS-ja hap konsultim publik
KULTURË

Projektligji për Artin dhe Kulturën, MKRS-ja hap konsultim publik

February 2, 2023
Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg
Lajme

Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg

by prestigji.com
February 4, 2023

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:30,...

Read more
Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

February 4, 2023
Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

February 4, 2023
Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit

Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit

February 4, 2023
Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

February 4, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com