prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Nagavci viziton Preshevën: Kemi ndarë mjete financiare për parandalimin e shpopullimit të vendit

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Nagavci viziton Preshevën: Kemi ndarë mjete financiare për parandalimin e shpopullimit të vendit
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot ka bërë një vizitë një Preshevë, ku tha se kanë parë nga afër sesi po implementohen projektet për punësimin e asistentëve, edukimin në fëmijërinë e hershme si dhe projektet që janë, siç u shpreh ai përfituese nga grantet e ndara nga Qeveria e Kosovës.

Nagavci u shpreh se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për realizimin e të drejtave dhe nevojave të qytetarëve në Luginën e Preshevës, përcjell Klankosova.tv.

Ajo ndër të tjera u shpreh edhe se kanë ndarë mjete financiare për parandalimin e shpopullimit të vendit

“Për këtë arsye ka ndarë mjete financiare që kanë synim promovimin e interesave të shqiptarëve në Luginë si dhe parandalimin e shpopullimit të vendit”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Tutje, ministrja Nagacvi dha edhe disa detaje të tjera rreth vizitës në Luginën e Preshevës.

“Në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc pamë nga afër punën e mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle e cila njihet si ndër më të sukseshmet në këtë pjesë. Diskutuam për financimin e projekteve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shtimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Vizituam po ashtu Entin parashkollor “8 Marsi” në Preshevë ku u pritëm ngrohtë nga drejtoria, edukatoret dhe fëmijët e këtij institucioni. Me këtë rast, shpërndajmë librin “Mësojmë duke luajtur”, për 950 fëmijë të moshës parashkollore”.

Advertisement

“Gjithashtu morëm pjesë në promovimin e librit për fëmijë “Magjia e jastëkut me zile” me autore Afërdita Salihu si dhe qëndruam në OJQ “Drejtoria për konkluzionin e personave me aftësi të kufizuara” ku u njoftuam nga afër me punën dhe aktivitetet e tyre. Me këtë rast, takuam 20 asistentë të angazhuar për fëmijë me nevoja të veçanta dhe pamë nga afër angazhimin e tyre me këta fëmijë”, thuhet tutje në postimin e saj.

Lexo edhe

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave, vodhën stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurove në Prizren
Lajme

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave, vodhën stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurove në Prizren

February 1, 2023
Dobra i MPB-së: Ulja e pagave nis vitin tjetër (VIDEO)
Lajme

Dobra i MPB-së: Ulja e pagave nis vitin tjetër (VIDEO)

February 1, 2023
Kurti do t’i mbledh sot ministrat
Lajme

Serbia s’mund të vendosë për Kosovën

February 1, 2023
Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili sonte përballë analistëve në Rubikon
Lajme

Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili sonte përballë analistëve në Rubikon

February 1, 2023
Emisari britanik, Peach takon Lajçakun në Bruksel
Lajme

Emisari britanik, Peach takon Lajçakun në Bruksel

February 1, 2023
Petkoviq: Kurti, kërcënimi më i madh për rajonin – nëse s’e bën ai Asociacionin, e bën dikush tjetër
Lajme

Petkoviq: Kurti, kërcënimi më i madh për rajonin – nëse s’e bën ai Asociacionin, e bën dikush tjetër

February 1, 2023
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave, vodhën stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurove në Prizren
Lajme

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave, vodhën stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurove në Prizren

by prestigji.com
February 1, 2023

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy personave që dyshohen për vjedhje të rëndë. Sipas...

Read more
Dobra i MPB-së: Ulja e pagave nis vitin tjetër (VIDEO)

Dobra i MPB-së: Ulja e pagave nis vitin tjetër (VIDEO)

February 1, 2023
Kurti do t’i mbledh sot ministrat

Serbia s’mund të vendosë për Kosovën

February 1, 2023
Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili sonte përballë analistëve në Rubikon

Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili sonte përballë analistëve në Rubikon

February 1, 2023
Cila është data kur Albina Kelmendi dhe familja e saj, do ta performojnë "Duje" në "Eurovision 2023"?

Cila është data kur Albina Kelmendi dhe familja e saj, do ta performojnë “Duje” në “Eurovision 2023”?

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com