prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Musliu për vërshimet: Komunat e prekura po neglizhohen, ka rrezik për shpërthim të epidemisë

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
A u ndëshkua Ganimete Musliu nga PDK-ja për votën kundër Gjykatës Speciale? (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka braktisur komunat e prekura nga vërshimet, e sidomos atë të Skenderajt.

Sipas saj, gjendja në ato zona është e rëndë, dhe ka rrezik për shpërthim të ndonjë epidemie.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Musliu ka thënë se ka fshatra që janë tërësisht të shkatërruara.

“Unë fillimisht dua që t’i falënderoj ekipet vullnetare që i kanë dalë në ndihmë qytetit të Skenderajt dhe fshatrave, po edhe të Mitrovicës dhe zonave të prekura nga reshjet e shiut dhe dua t’i përgëzoj udhëheqjet komunale për punën angazhimin dhe aktivizimin që e kanë bërë gjatë këtyre ditëve të vërshimeve. Ndërsa fatkeqësisht institucionet shtetërore i kanë braktisur komunat e vërshuara, komunat të cilat kanë dëme milionëshe”.

“Faleminderit Zotit që nuk kemi dëme në njerëz, përndryshe dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha. Në Skenderaj nuk mbahet mend shkatërrim më i madh që nga lufta e fundit në Kosovë. Atje aktualisht gjithçka është jashtë normales, kemi fshatra të tëra të shkatërruara dhe neve na duhet ndihmë e përkrahje”, tha ajo.

Teksa ka folur për vërshimet që ndodhën javën e kaluar, deputetja e PDK-së, thotë se niveli qendror s’ka ndërmarrë asgjë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Advertisement

Madje, thotë se ka rrezik për shpërthim të epidemisë.

“Jam tmerrësisht e indinjuar me neglizhencën që i kanë bërë niveli qendror këtyre krizave, me thekës të veçantë Skenderajt si komunë. Është  e dhimbshme kur kam shkuar në ditën e dytë pasi pushuan reshjet kur fshatra të tërë ishin mbuluar nga balta dhe unë nuk kam parë as një ekip as të FSK-së, as të Kryqit të Kuq, as të ndonjë shtabi emergjent të nivelit qendror dhe jam brengos jashtëzakonisht shumë sepse aty në çdo moment mund të ndizet ndonjë epidemi e cila do të jetë shumë e dëmshme për ata qytetarë”, thotë ajo për EO.

Lexo edhe

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit
Lajme

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

February 2, 2023
Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)
Lajme

Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)

February 2, 2023
​Osmani dhe Jóhannesson: Jemi për Evropë paqësore
Lajme

​Osmani dhe Jóhannesson: Jemi për Evropë paqësore

February 2, 2023
Hodaj për vendimin ndaj Haradinajt e Gucatit: Dënimi s'është reduktuar në masën e pritur (VIDEO)
Lajme

Hodaj për vendimin ndaj Haradinajt e Gucatit: Dënimi s’është reduktuar në masën e pritur (VIDEO)

February 2, 2023
Kurti, Hovenier e Abbott përkujtojnë Holokaustin në Bibliotekën Kombëtare
Lajme

Kurti, Hovenier e Abbott përkujtojnë Holokaustin në Bibliotekën Kombëtare

February 2, 2023
Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë
RAJONI & BOTA

Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

by prestigji.com
February 2, 2023

Një telefonatë kërcënuese për një sulm terrorist në Bolonjë është bërë të martën në zyrat e gazetës Resto del Carlino....

Read more
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine

SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

February 2, 2023
Greenwood lirohet nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë

Greenwood lirohet nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë

February 2, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com