Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Mosnjohja e pesëshes së BE-së, qeveria kritikohet për pasivitet

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Qeveria e Kosovës sanksionon dy grupet terroriste ISIL dhe Al-Kaeda
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Vazhdimi i qëndrimit refuzues të njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian shihet si shqetësuese në vend.

Shpërfillja e Kosovës gjatë vizitës së kryeministrit spanjoll në Ballkanin Perëndimor dhe mos lëvizja e pozicioneve të Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros për njohjen e Kosovës po i faturohet edhe Qeverisë Kurti. Megjithatë, ky proces ndërlidhet edhe me dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Sipas deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, ekzekutivi nuk ka bërë mjaftueshëm në politikën e jashtme për t’iu qasur këtyre vendeve mos njohëse.

Ajo i sheh me dyshime edhe vizitat e shpeshta të kryeministrit Albin Kurti në Greqi, derisa thotë  se ende ky shtet s’ka dhënë sinjale për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne e kemi ngritur si shqetësim, pasi në çdo iniciativë që merr Kosova në arenën ndërkombëtare është pengesë mos njohja nga pesë vendet anëtare të BE-së. Flitet se qeveria do të aplikojë për anëtarësim në BE, por ne nga zyrtarët e bashkësisë evropiane që kemi pasur kontakte thonë se duhet një konsensus edhe veç me hy në agjendë dhe të njëjtin tha se nuk e kemi. Sa është punuar në këtë drejtim nga kjo qeveri, nuk është punuar mjaftueshëm dhe s’ka bërë platformë se si t’i qasemi këtyre vendeve… Nuk e di se cila ka qenë arsyeja që zotëri Kurti ka qëndruar në Greqi, a ka qenë për pushime, apo gjitha ato agjenda që i ka thënë, i ka bërë të fshehta. Është i pakuptimtë qëndrimi i një kryeministri në një vend që se ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që s’ka rezultat. Aq gjatë nuk ka pasur një kryeministër që ka qëndruar. Ne do të ishim gëzuar nëse do të kishte pasur lëvizje pozitive nga këto pesë vende që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ajo për KP.

Ndryshe nga kjo, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi thotë se njohjet e pesë vendeve të BE-së varen nga dinamikat e brendshme të këtyre shteteve dhe angazhimit të institucioneve të Kosovës.

Ai përmend edhe raportin e Kosovës me Greqinë, për çka thotë se kjo e fundit ka pasur rol konstruktiv në liberalizimin e vizave dhe MSA-në.

“Pa dashur të lëndoj çfarëdo procesi që është duke ndodhur, kjo bisedë me Greqinë dhe shtetet e tjera mos njohëse është në nivele të ndryshme, varet krejt edhe prej angazhimit tonë dhe dinamikave të brendshme që kanë shtetet, sidomos kur ka fushata elektorale dhe kosto të madhe politike për ndryshim të pozicioneve. Mendoj se Greqia ka luajtur një rol konstruktiv në ecjen e Kosovës edhe në MSA-në dhe çështje të përkrahjes financiare nga BE-ja, ka qenë partner konstruktiv në procesin e liberalizimit të vizave. Këto bëjnë një kuadër të veprimeve që Greqia ka bërë në mënyrë progresive për përkrahjen e Kosovës. Se kur dhe çfarë momenti do të vjen njohja e pavarësisë së Kosovës, besoj se është çështje e vendimit të brendshëm të Greqisë, që unë nuk e kisha komentuar fare. Por ne duhet të vazhdojmë të jemi konstruktiv dhe të angazhuar jo vetëm me Greqinë, por edhe me të gjitha vendet që nuk na kanë njohur”.

Advertisement

Nga ana tjetër, analisti, Artan Muhaxhiri, thotë se njohja e pesë vendeve të BE-së varet kryesisht nga dinamikat e dialogut Kosovë-Serbi.

“Qëndrimet e pesë vendeve mos njohëse varen krejtësisht nga dinamikat e dialogut. Sa më shumë avancime që të ketë në dialog, aq më shumë përafrohet ideja e arritjes së një marrëveshjeje finale, që do të nënkuptojë edhe njohjen nga pesë vendet dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Në këtë bllokadë në dialog nuk pritet që të ketë ndryshime në qëndrimet e pesë vendeve mos njohëse”.

Gjatë vizitës së tij gjatë kësaj jave në Shqipëri, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, përsëriti qëndrimin e shtetit të tij se deklaratat e njëanshme për pavarësi, shkelin të drejtën ndërkombëtare. Megjithatë, shprehu përkrahjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e kosovarë.

Ndryshe nga autoritetet në Spanjë, Kosovën e ka vizituar më shpesh ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Advertisement

Lexo edhe

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut
Lajme

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

August 15, 2022
Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois
Lajme

Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

August 15, 2022
​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci
Lajme

​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

August 15, 2022
Ky është parashikimi i motit për sot
Lajme

Kështu do të jetë moti sot

August 15, 2022
Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë
Lajme

Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë

August 14, 2022
ShBA-ja mund të humbasë deri në 900 avionë luftarakë nëse lufton kundër Kinës në Tajvan
Lajme

ShBA-ja mund të humbasë deri në 900 avionë luftarakë nëse lufton kundër Kinës në Tajvan

August 14, 2022
Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut
Lajme

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

by prestigji.com
August 15, 2022
0

Rusia është zotuar të “zgjerojë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe” me Korenë e Veriut, tha presidenti i saj Vladimir Putin....

Read more
Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

August 15, 2022
​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

August 15, 2022
Ky është parashikimi i motit për sot

Kështu do të jetë moti sot

August 15, 2022
Kosova.Info

Nesër fillojnë reduktimet e energjisë në Kosovë: 6 orë me rrymë, 2 orë pa rrymë

August 14, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com