Një mosmarrëveshje rreth disa druve, rezultoi me plagosjen e një personi në Mramor të Prishtinës.
Ngjarjes i parapriu një përleshje mes tre personave, ku njëri nga ta ka shtënë në drejtim të viktimës.
Ai gjendet nën përkujdesjen mjekësore në Qendren Klinike dhe Universitare.
I dyshuari është arrestuar.
VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Mramor, Prishtinë 25.07.2022 – 20:31. Pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuarit meshkuj kosovar janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.