Po i bashkojmë forcat për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.
Kështu është shprehur ministri i Sportit, Hajrulla Çeku pas takimit të sotëm me presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe me kryetarët e disa prej komunave më të mëdha në vend.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë shpalosja e planit investiv pesëvjeçar në zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në vend.
“Disktuam për mundësitë e zbatimit të përbashkët të këtij programi investiv dhe morëm zotim që të vazhdojmë me marrëveshje të bashkëpunimit mes MKRS, FFK dhe komunave përkatëse. Për të realizuar këtë plan që parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli, kemi pranuar zotim për mbështetje financiare dhe profesionale edhe nga FIFA dhe UEFA”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook.