Advertisement
Sot ora 10:00, në kabinetin e ministrit Hajrulla Çeku, do të nënshkruhet memorandum mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Universitetit të Prishtinës, i cili siç bëhet e ditur, ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Hajrulla Çeku dhe Rektori Qerim Qerimi.
Advertisement
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.