Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in RAJONI & BOTA
A A
Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Vdekja misterioze e milionerit rus dhe gruas së tij ka shokuar opinionin në këtë vend.

Lajmi për vdekjet arriti në ballinat e gazetave ruse vetëm pasi i  publikoi mediat perëndimore.

Në fakt multimilioneri dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur – përkatësisht janë therur për vdekje në afërsi të Moskës.

Golog Jevgeni Palant, 48-vjeç dhe gruaja e tij Olga, 50, që të dy të lindur në Ukrainë, janë gjetur të vdekur nga e bija e tyre 20-vjeçe, e cila pranoi se kishin pasur plagë të shumta nga thika.

Fjala është për pronarin e telefonisë mobile A-mobil, që bën biznes ne Abkazi. Vdekjen e Palantit e ka konfirmuar edhe kryesuesi i bordit të kompanisë së tij.

E bija i kishte gjetur të hënën mbrëmë në apartament në Zareche. Ndërkaq derisa po vazhdojnë hetimet, policia akoma nuk po mund të përcaktojë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur – nëse është fjala për një tragjedi familjare apo një krim shumë të rëndë.

Në disa raporte pretendohet se vrasjet në fakt janë cilësuar si vrasje-vetëvrasje me motive xhelozie, shkruan Mirror. Mediat ruse raportojnë se dera e apartamentit kishte qenë e mbyllur nga brenda.

Gruaja raportohet se e kishte zbuluar se bashkëshorti po e tradhtonte, dhe ishte i gatshëm ta braktisë familjen. Ajo pretendohet se e ka therur 14 herë me thikë, e me gjakun e tij i ka vizatuar dy zemra në mur. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo më pas ka kryer vetëvrasje.

Advertisement

Me të parë se çfarë kishte ndodhur, vajza e tyre i kishte telefonuar menjëherë ndihmës së shpejtë, e pasi nuk ishte në gjendje të flasë si pasojë e shokut, familjarët dhe miqtë e tyre e ndryshuan paksa rrëfimin duke pretenduan se nuk kanë pasur kurrfarë problemi në familje.

Mikhail, mik i çiftit thotë se vazhdimisht i ka takuar dhe i ka cilësuar si “shembull i një familje plot dashuri”, dhe se “gjithmonë kanë qenë të hareshëm”.

Ai shtoi se dyshja janë vrarë – që sipas tij “vrasja nga xhelozia nuk është asgjë tjetër veç se konfuzion”. Madje ai pretendon se ka pasur dashuri të vërtetë në lidhjen e tyre.

Vrasjet misterioze të elitës ruse janë shpeshtuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ku shumë milionerë rusë kanë vendosur të largohen nga vendi si pasojë e vendimeve ekstreme të Vlamir Putinit.

Një rast i ngjashëm ndodhi në prill, kur milioneri Vladislav Avayev, 51-vjeç, ish-zyrtar i Kremlinit “vrau” gruan Jelena, 47-vjeç dhe vajzën e tyre Maria – e krejt në fund kreu vetëvrasje. 

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.info
RAJONI & BOTA

Kosova.info – Ku eksporton armë Serbia?

August 13, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

August 13, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Zelensky kërkoi sërish heqjen e vizave Shengen për rusët

August 13, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Zaimi i VV’së reagon pas deklaratës së Vuçiq, thotë se vet presidenti serb po planifikon t’i vrasë 5-6 serbë në Veri

August 13, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Donald Trump është nën hetime për shkelje të Aktit të Spiunazhit

August 13, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

A po përgatitet Kina të pushtojë Tajvanin?

August 13, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Kosova.info – Ku eksporton armë Serbia?

by prestigji.com
August 13, 2022
0

Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, Serbia ka eksportuar armë në vlerë prej rreth 500 milionë...

Read more
Kosova.Info

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

August 13, 2022
SHËNDETËSIA

Shumica e njerëzve në mënyrë jo të duhur pastrojnë veshët, një mjek ka zbuluar një truk i cili befasoi të gjithë

August 13, 2022
Rama në Turqi me ftesë të Erdogan

Rama: KiE të shpallë të pabazuara akuzat për trafik organesh nga Dick Marty

August 13, 2022
“Vrava familjen tënde dhe timen”, autori i masakrës në Cetinë telefonoi kryefamiljarin

“Vrava familjen tënde dhe timen”, autori i masakrës në Cetinë telefonoi kryefamiljarin

August 13, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com