Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in Lajme
A A
Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci, është takuar sot me ministrin e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë, Radovan Fuchs, përcjell KosovaPost.

Këtë e bëri të ditur ministria Nagavci përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ata diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe u dakorduan që të zgjerohet bashkëpunimi në nivel të institucioneve arsimore.

“Bashkë me ministrin e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë, Radovan Fuchs diskutuam sot për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit në mes të institucioneve qëndrore dhe u dakorduam që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në nivel të institucioneve arsimore”, ka thënë Nagavci.

Sipas ministres, mbështetja e Kroacisë ka rëndësi të madhe për Kosovën sidomos në fushën e arsimit.

“Mbështetja e Kroacisë sidomos në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) ka rëndësi të madhe për Kosovën meqë ky segment i arsimit është një nga prioritetet e MAShTI që e kemi paraparë në Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës 2022-2026”, ka shkruar ministria.

Ministria Nagavci, tutje ka thënë se me ministrin kroat diskutuan edhe rreth shkëmbimit për zbatimin e arsimit dual, shkëmbimit mbi sistemin e aftësimit të mësimdhënësve para shërbimit dhe gjatë shërbimit, si dhe sistemin e avancimit në karrierë të mësimdhënësve.

Advertisement

Në fund Nagavci tha se i ka shprehur mirënjohje ministrit kroat për fillimin e bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Edukimit me Universitetin e Zarës.

“I shpreha mirënjohje po ashtu, për fillimin e partneritetit në mes të MAShTI dhe Fakultetit të Edukimit me Universitetin e Zarës për zhvillimin e kualifikimit të masterit 1-vjeçar për mësimdhënësit e ardhshëm të AAP-së, duke e trajtuar si profesion të rregulluar”, ka shkruar në fund Nagavci.



 

Advertisement

Lexo edhe

Berberi mbledh 1769 euro për operimin e dyvjeçarit me tumor (VIDEO)
Lajme

Berberi mbledh 1769 euro për operimin e dyvjeçarit me tumor (VIDEO)

August 15, 2022
Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2
Lajme

Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2

August 15, 2022
Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut
Lajme

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

August 15, 2022
Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois
Lajme

Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

August 15, 2022
​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci
Lajme

​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

August 15, 2022
Ky është parashikimi i motit për sot
Lajme

Kështu do të jetë moti sot

August 15, 2022
Berberi mbledh 1769 euro për operimin e dyvjeçarit me tumor (VIDEO)
Lajme

Berberi mbledh 1769 euro për operimin e dyvjeçarit me tumor (VIDEO)

by prestigji.com
August 15, 2022
0

Berberi nga Mitrovica Riad Sinani ka arritur t’i mbledhë 1769 euro për t’i dalë në ndihmë vogëlushit Joel Qarkaj, që...

Read more
Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2

Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2

August 15, 2022
Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

August 15, 2022
Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

August 15, 2022
​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

August 15, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com