prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Ministria e Mbrojtjes/FSK dhe AKB nënshkruan memorandum bashkëpunimi

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in EKONOMI
A A
Ministria e Mbrojtjes/FSK dhe AKB nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ministrisë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Armend Mehaj, ministër dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve Agim Shahini, kryetar, nënshkruan memorandum bashkëpunimi ndërmjet MM/FSK-së dhe AKB-së. Në aktin e nënshkrimit ishte i pranishëm Gjenerali Gëzim Hazrolli si dhe 40 përfaqësues të bizneseve prodhuese dhe shërbyes të Kosovës.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve ( AKB), ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor, qe promovon mbështetjen e bizneseve dhe prodhimin vendor si dhe mbështetjen e Forcës Sigurisë së Kosovës.

Është bashkëpunimi me bizneset anëtare të AKB, ku bizneset kane shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve nga 5%-50% të gjitha produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së nëpër kompanitë e ndryshme vendore.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së, falënderoj ministrin e mbrojtjes Mehaj dhe komandantin e FSK, për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmen që sot po nënshkruajmë ketë bashkëpunim.

“Njëherësh ju përgëzoj për punën që po e bëni si Ministri e Mbrojtjes, ndërsa ju si FSK çdo ditë e më shumë po na bëni krenar si Ushtri e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Jemi mirënjohës ndaj jush për punën dhe përkushtimin në ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari, andaj si çdoherë e keni mbështetjen dhe përkrahjen tonë”, tha Shahini.

Shahini tha se, një falënderim i veçantë shkon për të gjitha bizneset që sot janë pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi, të cilët në momentin e parë që kemi prezantuar këtë projekt e kanë mbështetur dhe kane shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve nga ana e tyre në produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së.

“Në emër të AKB dhe bizneseve, zotohem ta mbështesim FSK-në me ofrimin e zbritjeve në produkte dhe artikuj ushqimorë dhe produktet dhe shërbimet vendore të tjera që ofrojnë bizneset përkatëse për pjesëtarët e FSK-së, të cilët për përfitimin e këtyre zbritjeve duhet ta posedojnë kartelën ushtarake”, tha kreu i AKB-së.

Advertisement

Ai fton të gjitha kompanitë prodhuese dhe shërbyes të Kosovës që të na bashkoheni në këtë iniciativë për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës në ditë dhe në fazën e dytë.

Armend Mehaj, ministër i mbrojtjes, falënderoi mbështetjen e AKB për këtë iniciativë e cila është ndihmë dhe respekt për FSK, ndërsa për neve është respekt dhe motiv për të punuar edhe më shumë për vendin.

“Praktikat e tilla kanë edhe disa shtete tjera demokratike që praktikojnë t’i mbështesin ushtrinë e vendit të tyre. AK B dhe ju përfaqësues të bizneseve edhe njëherë faleminderit shumë për gatishmërinë dhe vullnetin e juaj”, tha ministri Mehaj.

Gëzim Hazrolli, gjeneral i FSK në emër të shtabit i falënderoi për këtë iniciativë e cila është respekt dhe motiv për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Këto momente janë emocione, sepse na kujton edhe periudhën e vitit 1998/99 që ishte mobilizim i çdo personi për ushtrinë. Faleminderit dhe me këtë na bëni të jemi edhe më të përgjegjshëm si ushtarë. Faleminderit ministrit për këtë iniciativë dhe juve si AKB për mbështetjen e juaj me këto biznese”, tha gjeneral Hazrolli.

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunimin edhe në të ardhmen. /Kosova.info/

Lexo edhe

Drejtori i Auditimit në Fushë-Kosovë: Na janë ulur pagat, i jemi drejtuar Avokatit të Popullit
EKONOMI

Drejtori i Auditimit në Fushë-Kosovë: Na janë ulur pagat, i jemi drejtuar Avokatit të Popullit

February 1, 2023
Ekonomisti analizon koeficientin 105: Mashtrim që rrit varfërinë, njerëzit janë në borxhe e kredi
EKONOMI

Ekonomisti analizon koeficientin 105: Mashtrim që rrit varfërinë, njerëzit janë në borxhe e kredi

February 1, 2023
Mustafa: Koeficienti më i vogël se 120 euro është shkatërrim i ekonomive familjare
EKONOMI

Mustafa: Koeficienti më i vogël se 120 euro është shkatërrim i ekonomive familjare

February 1, 2023
Murati: Vlera e koeficientit prej 105 euro është e pastër, pa shtesa
EKONOMI

Murati: Vlera e koeficientit prej 105 euro është e pastër, pa shtesa

February 1, 2023
Sektori privat “i diskriminuar” nga ndihma e shtetit
EKONOMI

Sektori privat “i diskriminuar” nga ndihma e shtetit

February 1, 2023
Vlera e koeficientit të pagave mbetet sekrete
EKONOMI

Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë

January 30, 2023
Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së
Lajme

Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

by prestigji.com
February 2, 2023

Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi rektoratin e Universitet...

Read more
Gashi: 'Albini ia nguli Vuçiqit'

Gashi: ‘Albini ia nguli Vuçiqit’

February 2, 2023
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

February 2, 2023
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com