Milwaukee kërkon fitoren e parë të serisë ndaj Brooklyn

 Milwaukee kërkon fitoren e parë të serisë ndaj Brooklyn

Transmetimet e NBA në Artmotion vazhdojnë edhe të premten. Pas tre dueleve tejet interesante që keni ndjekur në ditët e para të javës tani radhën e ka sfida e tretë e serisë mes Milwaukee Bucks dhe Brooklyn Nets.

Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 01:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Dy duelet e para të serisë i ka fituar skuadra e frikshme e Nets, andaj kjo ndoshta do jetë mundësia e fundit për “Drerët” e udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo që ta provojnë rikthimin.

Advertisement

Kujtojmë se skuadra që fiton katër duele kalon në finalet e lindjes.

Milwaukee, 5-shja e mundshme titullare:

Holiday, Middleton, Antetokounmpo, PJ Tucker, Lopez.

Brooklyn, 5-shja e mundshme titullare:

Irving, Brown, Harris, Durant, Griffin.

 

Advertisement

Të ngjashme