Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home SPORT

Mike Dean rrëfen jetën në prapaskenë të gjyqtarëve të Ligës Premier – tregon edhe vuajtjet e tyre që i kanë shijuar Carragher e Neville

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in SPORT
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Përgatitjet para-sezonale nuk janë vetëm për futbollistët, por edhe një nga asetet më të rëndësishme të këtij sporti, gjyqtarët.

Arbitrave gjithashtu iu duhet të punojnë shumë për një nivel fizik të kënaqshëm pasi edhe ata bëjnë kilometra në fushë për të ndjekur nga pranë aksionin dhe për të marrë vendimet më të drejta. Sigurisht, përgatitja për ta bëhet edhe më e rëndë nëse bëhet fjalë për Ligën Premier, një kampionat me një ritëm tejet të lartë.

Së fundmi, Mike Dean, ish-gjyqtar në kampionatin anglez ka treguar “vuajtjet” e tyre në parapërgatitjet për sezonin teksa thekson se duhet të përshkruash një distancë prej 40 metrash në sprint për 5.95 sekonda pasi në të kundërt quhet një provë e dështuar.

“Tani unë jam tërhequr, por kolegët vazhdojnë të vuajnë stërvitjet me intensitet të lartë. Testi i parë ka të bëjë me një sprint prej 40-metrash që duhet ta përshkruash për 5.95 sekonda ose më pak, pasi në të kundërt quhet një provë e dështuar”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Më pas ka disa teste të përziera mes 40 dhe 75 metrave që duhet bërë në një kohë prej 15 sekondash ose më pak, e kombinuar me një ecje të shpejtë prej 25 metrash që duhet përshkruar për 16 sekonda ose më pak”.

“Për ta kuptuar pak më mirë shkallën e vështirësisë, njëherë në stërvitje na u bashkua Jamie Carragher dhe Gary Neville. I vendosëm në provë dhe ata ishin të stërlodhur pas sfidës, mund t’iu them madje se Neville bëri me hile”, shtoi më tej Dean.

Më pas ai potencoi: “Ne ndjekim programe të caktuara edhe kur jemi në shtëpi apo me pushime, duhet të mbajmë me patjetër ritmin e lojtarëve. Për fat të mirë, unë nuk kam dështuar në asnjë nga këto teste në 22-vite karrierë në Ligën Premier . Por, duhet theksuar se asnjë nga arbitrat kryesorë të Ligës Premier nuk ka dështuar në testet e para-sezonit. Duhet të jesh i përgatitur për të përshkruar 10 kilometra në një ndeshje dhe të mbash ritmin me sprinte në momentin e kundërsulmeve. Salah nuk ka për të na pritur!”.

Advertisement

“Në fundin e karrierës sime edhe unë nuk bëja të njëjtat kilometra si i ri, por është e ngjashme me një futbollist i cili kur arrin një moshë të caktuar, menaxhon energjitë në fushë. Sa më shumë merr eksperiencë, aq më mirë e kupton pozicionin në të cilin duhet të jesh dhe kështu nuk ka nevojë për të vrapuar aq shumë. Duhet të theksoj se në sezonin e fundit të Ligës Premier , përgjatë një 90-minutëshi, vetëm 55 minuta e shtatë sekonda kanë qenë lojë aktive dhe kjo është nga statistikat më të ulëta ndër vite”.

“Spektatorët kërkojnë më shumë lojë ndaj mendoj se edhe arbitrat duhet të ndihmojnë dhe të lejojnë më shumë lojë që ndeshja të bëhet e rrjedhshme, pa pengesa që ulin ritmin”, përfundoi Dean. 

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.Info
SPORT

Tuchel kërkon t’i qetësojë tifozët për afatin kalimtar: Duam një mbrojtës dhe një sulmues, por nuk jam i shqetësuar

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

Ancelotti e konfirmon se do të pensionohet pasi të përfundojë aventurën me Realin

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

Mbappe përkrahë Benzeman për Topin e Artë, zgjedh top treshen e këtij viti

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

Avdijaj flet për startin e fuqishëm te Zurich: Kurrë nuk e kam nisur më mirë, jam i lumtur që luaj me këta djem

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

L’Equipe shpjegon arsyet: Pse Cristiano është në listën për Topin e Artë, ndërsa Messi jo?

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

Kosova pjesemarrese ne Kampionatin Evropian individual per senior/e ne pingpong

August 12, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Me helikopter në një ndeshje të bejsbollit, kritikohet presidenti meksikan

by prestigji.com
August 13, 2022
0

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador po përballet me një vërshim kritikash pasi marina e Meksikës huazoi një helikopter ushtarak...

Read more
Kosova.info

Agjenti i një linje ajrore rrah pasagjeren në aeroportin e Dallasit – videoja bëhet virale në rrjetet sociale

August 13, 2022
Kosova.info

Kosova.info – Ku eksporton armë Serbia?

August 13, 2022
Kosova.Info

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

August 13, 2022
SHËNDETËSIA

Shumica e njerëzve në mënyrë jo të duhur pastrojnë veshët, një mjek ka zbuluar një truk i cili befasoi të gjithë

August 13, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com