Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Michel pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka tronditur kontinentin evropian, i ka dhënë fund paqes në Evropë dhe po ndodh në një kohë kur të gjithë duhet të punojnë për të mbrojtur njëri-tjetrin, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë qëndrimit më 19 maj në Serbi.

Pas bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Michel tha se integrimi evropian i Serbisë dhe i Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet dhe konfirmoi “zotimin e plotë” të BE-së në negociatat e anëtarësimit.

Ai po ashtu theksoi se procesi i zgjerimit të bllokut me Ballkanin Evropian duhet të jetë më efikas dhe dinamik dhe se “zgjidhja mund të qëndrojë në integrimin gradual dhe progresiv, gjatë procesit të anëtarësimit”.

Michel tha se shtetet kandidate duhet të ndiejnë “përfitimet” nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Në konferencën për media, Michel nuk e tha në mënyrë eksplicite se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe takimi me Vuçiqin u mbajt prapa dyerve të mbyllura.

“Presidenti Michel shprehu në mënyrë shumë të fortë dëshirën dhe pritjet që Serbia t’i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë. E informova atë për qëndrimet tona”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën për media pas takimit me Michel.

Zyrtarët serbë vazhdimisht kanë thënë se Serbia nuk mbështet vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pasi thonë se kështu po mbrojnë interesat vitale të shtetit.

Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka vendosur regjimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po i bën thirrje Serbisë që të ndjekë regjimin e sanksioneve, teksa shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk mund të ketë të ardhme evropiane për shtete që mbajnë kontakte me Putinin.

Lexo edhe

130 të arrestuar për trafikimin e qenieve njerëzore në Europë
RAJONI & BOTA

130 të arrestuar për trafikimin e qenieve njerëzore në Europë

July 6, 2022
Refuzon propozimin iranian, aktivisti thotë se kurrë s'do të kërkojë falje
RAJONI & BOTA

Refuzon propozimin iranian, aktivisti thotë se kurrë s’do të kërkojë falje

July 6, 2022
ShBA kërkon fokusim në nevojat "urgjente" të Ukrainës
RAJONI & BOTA

ShBA kërkon fokusim në nevojat “urgjente” të Ukrainës

July 6, 2022
Mbi 40 policë të lënduar dhe dhjetëra protestues të ndaluar në protestën në Shkup
RAJONI & BOTA

Mbi 40 policë të lënduar dhe dhjetëra protestues të ndaluar në protestën në Shkup

July 6, 2022
British Airways anulon 1500 fluturime të tjera, shkaku i mungesës së punëtorëve
RAJONI & BOTA

British Airways anulon 1500 fluturime të tjera, shkaku i mungesës së punëtorëve

July 6, 2022
I dyshuari për të shtënat në SHBA akuzohet për vrasje
RAJONI & BOTA

I dyshuari për të shtënat në SHBA akuzohet për vrasje

July 6, 2022
Dorëhiqet ministri i Financave i Kroacisë
Lajme

Dorëhiqet ministri i Financave i Kroacisë

by prestigji.com
July 6, 2022
0

Ministri i Financave i Kroacisë, Zdravko Mariq, ka thënë dorëheqje mbrëmjen e vonshme të së martës. Mariq, ishte ai që...

Read more
Trajneri i Dritës: Nesër ndeshje e vështirë, por kam besim te skuadra jonë

Trajneri i Dritës: Nesër ndeshje e vështirë, por kam besim te skuadra jonë

July 6, 2022
130 të arrestuar për trafikimin e qenieve njerëzore në Europë

130 të arrestuar për trafikimin e qenieve njerëzore në Europë

July 6, 2022
Shkupi mposht Lincolnin, me një ‘këmbë’ në raundin tjetër

Shkupi mposht Lincolnin, me një ‘këmbë’ në raundin tjetër

July 6, 2022
Refuzon propozimin iranian, aktivisti thotë se kurrë s'do të kërkojë falje

Refuzon propozimin iranian, aktivisti thotë se kurrë s’do të kërkojë falje

July 6, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com