Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Mërgata vazhdon me rekordin e remitencave, për katër muaj u sollën rreth 20 milionë euro më shumë në Kosovë

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in EKONOMI
A A
Mërgata vazhdon me rekordin e remitencave, për katër muaj u sollën rreth 20 milionë euro më shumë në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë katër mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 18 milionë euro më shumë.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit prill me 110.1 milionë euro nga totali prej 351.5 milionë euro.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 219.9 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative.

Ndërsa, sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Nga Gjermania kanë ardhur 40 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 18.5 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8 për qind.

Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro. Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.

Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar rreth 13 miliardë euro.

Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind.

Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro, 2020 – 980 miliard euro dhe 2021 – 1.14 miliard euro.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

Lexo edhe

Shtrenjtohet benzina, ky është tavani i çmimeve të karburanteve për 24 orët e ardhshme
EKONOMI

Shtrenjtohet benzina, ky është tavani i çmimeve të karburanteve për 24 orët e ardhshme

June 30, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Investimet strategjike, Hajdari i tregon dy sfidat kryesore

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Inspeksioni aksion për lirimin e hapësirave të uzurpuara nga kafeteritë në Prishtinë

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Mullistët dalin kundër shtrenjtimit të bukës në 60 centë, kanë edhe një lajm të mirë

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Tërheqja e kursimeve nga Trusti, Jashari: Ka interesim të madh nga qytetarët për ta nënshkruar peticionin

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Fadil Berjani për të tretën herë në krye të naftëtarëve

June 29, 2022
Kosova dhe Sllovenia tashmë e kanë një ulëse të miqësisë (FOTO)
Lajme

Kosova dhe Sllovenia tashmë e kanë një ulëse të miqësisë (FOTO)

by prestigji.com
July 5, 2022
0

Është përuruar një ulëse në parkun e Kështjellës Kromberk në Nova Goricë, si shenjë miqësie ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Presidentja...

Read more
Vetëm të vaksinuar mund t'i kthehemi normalitetit

Latifi reagon pas vdekjes së mjekut dhe shoferit pas aksidentit me autoambulancën

July 5, 2022
Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autombulancën që u aksidenua ditë më parë (VIDEO)

Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë (VIDEO)

July 5, 2022
Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autombulancën që u aksidenua ditë më parë (VIDEO)

Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autombulancën që u aksidenua ditë më parë (VIDEO)

July 5, 2022
Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar

Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar

July 5, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com