Rreth 10 objekte e disa shkallë e anekse do të rrënohen duke filluar me fillimin e pranverës.
Për ketë, Drejtoria e Inspektoratit ka ndarë 100 mijë euro, raporton Ju Flet Prishtina.
Një objekt i thjeshtë me jo shumë kate, kushton 10 mijë euro për t’u rrënuar. Rrënimi i disa prej tyre është bërë edhe vitin e kaluar, e që ky projekt pritet të vazhdojë edhe tash.
Largimin e ndërtimeve pa leje po e mirëpresin edhe vet qytetarët, pasi sipas tyre, ato po e ngufatin kryeqytetin. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber