prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Malit të Zi (VIDEO)

prestigji.com by prestigji.com
2 days ago
in Lajme
A A
Mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Malit të Zi (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Në Malin e Zi sonte janë mbyllur qendrat e votimit për presidentin e ri, të cilat ishin hapur që nga ora 07:00 e mëngjesit.

Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë edhe nuk është raportuar për ndonjë problem apo parregullsi, rezultatet e para pritet të dalin në mesnatë.

Presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, nga Partia Demokratike e Socialiste është duke garuar kundër gjashtë rivalëve tjerë, përfshirë katër anëtarë të kampit pro-serb.

Duke pasur parasysh numrin e madh të garuesve dhe shpërndarjen e votës, emri i fituesit besohet se nuk do të mund të bëhet i ditur tani, por në balotazhin që mund të mbahet më 2 prill.

Millo Gjukanoviq, 61-vjeçar, ka mbajtur pozitat më të larta në Qeverinë e Malit të Zi në tri dekadat e fundit.

Ai ka shërbyer gjashtë herë si kryeministër, përkatësisht prej vitit 1991. Fitorja në këto zgjedhje, do t’ia siguronte atij mandatin e tretë si president.

Advertisement

Ai e ka shtyrë vendin drejt Perëndimit dhe anëtarësimit në NATO më 2017.

Kandidatët tjerë në garën për president janë: kreu i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, Jakov Millatoviq nga Evropa Tani, Alleksa Beçiq, ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe udhëheqës i Demokratëve; Goran Danilloviq, kandidat i koalicionit Mali i Zi i Bashkuar; Draginja Vuksanoviq -Stankoviq nga Partia Socialdemokrate dhe Jovan Joxhir Radulloviq, i njohur për numrin e madh të ndjekësve në mediat sociale.

Mali i Zi ka rreth 625.000 banorë. Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542.154 qytetarë, njofton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Presidentja të thërret Këshillin e Sigurisë e jo të dërgojë mesazhe nga New York-u
Lajme

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

March 21, 2023
Abin Kurti
Lajme

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet

March 21, 2023
LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down
Lajme

LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down

March 21, 2023
Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht
Lajme

Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht

March 21, 2023
DASH nuk e komenton se pse disa vende nuk u ftuan në Samitin e Demokracisë
Lajme

Kamberi: Raporti i DASh-it potencoi diskriminimin etnik të shqiptarëve në Serbi

March 21, 2023
Spitali i Pejes
Lajme

Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës

March 21, 2023
Presidentja të thërret Këshillin e Sigurisë e jo të dërgojë mesazhe nga New York-u
Lajme

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

by prestigji.com
March 21, 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për ABC News skanoi zhvillimet në Kosovë, ndërsa theksin kryesor e vuri...

Read more
Abin Kurti

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet

March 21, 2023
LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down

LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down

March 21, 2023
Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht

Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht

March 21, 2023
DASH nuk e komenton se pse disa vende nuk u ftuan në Samitin e Demokracisë

Kamberi: Raporti i DASh-it potencoi diskriminimin etnik të shqiptarëve në Serbi

March 21, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com