Maturantët në Prishtinë po e përmbyllin një kapitull të rëndësishëm në jetën e tyre për ta nisur një tjetër.
Është tashmë zakon që në mbrëmjen e maturës të rinjtë të kërkojnë të duken sa më të veçantë.
Këtë së paku e paraqet edhe videoja që është dërguar në redaksinë e Klan Kosovës ku disa maturantë prishtinas shihen duke u shëtitur me vetura luksoze teksa e shënojnë këtë ditë të paharrueshme në jetën e tyre.