prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

​Maliqi: Vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
​Maliqi: Vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Vetëm 12 për qind e fëmijëve më aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim. Drejtori i organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi ka thënë se të njëjtit nuk kanë mundësi të vijojnë mësimin për shkak të gjendjes shëndetësore, ekonomike dhe hapësirave jo të përshtatshme në shkolla.

Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut ai ka folur edhe për Komisionin për Vlerësimin e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, ku deklaroi se të njëjtit nuk e respektojnë ligjin, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

Maliqi ka theksuar se nuk po respektohet as Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

“Ministria e ka shtuar numrin e asistentëve mbështetës nëpër shkolla, nuk e di sa e dini vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim. Këta asistentë do të shkojnë dhe të lehtësojnë këtyre fëmijëve, është shumë e mirëpritur. Por çka me 80 për qind që janë jashtë procesit arsimor, institucionet e tona duhet me ta duhet të merren. Ata nuk janë të përfshirë fare në arsim. Arsyet janë çështjet shëndetësore, çështjet ekonomike të familjeve, transporti i papërshtatshëm, mund të jetë shkolla e papërshtatshme”, ka deklaruar Maliqi.

Në mbledhjen e këtij komisioni, Maliqi ka shtuar se Komisioni për Vlerësimin e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë nuk po e zbaton ligjin.

“Ata janë duke bërë çështjen, nuk e di as çfarë fjale me gjet. Së pari nuk e zbatojnë ligjin. Problemi është se nuk i vlerësojnë drejtë, nuk e zbatojnë rregulloren të cilën e kanë… As gjysmë minute nuk i vlerësojnë, fare. Edhe nuk janë profesionistë, nuk janë njohës edhe njerëzit po pësojnë se ata nuk po e respektojnë. Ne kemi informata se ata deri më tash 25 personave u është mohuar kjo e drejtë, nga Departamenti i Pensioneve kemi informata se që pesë vjet afër 40 personave kanë vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore…Janë duke u maltretuar njerëzit, me ankesa nëpër gjykata tmerrësisht. Unë ju kam drejtuar edhe sekretarit të ministrisë edhe ja kam dërguar informatat. Që ky komision dhe dy komisionet duhet të shkarkohen, duhet të ndërrohen. 60 persona i vlerëson për dy orë”, ka shtuar ai.

Advertisement

Drejtori i organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi ka thënë se Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara tashmë është në Gjykatë Kushtetuese. Jo për kontestim, por që konventa të jetë pjesë e Kushtetutës së Kosovës.

“Për momentin çështja e konventës ka shkuar në qeveri, mandej qeveria e ka sjellë në kuvend, kemi informata se kuvendi e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe pritet përgjigja nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është për momentin situata…. Kjo është një nga konventat më të rëndësishme sa i përket të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara dhe i përafrohet vendeve të tjera, i rregullon çështjet në fusha të shumta, e rregullon terminologjinë dhe çdo herë kur ka ligje të reja, iniciativa të reja këto harmonizohen me këtë konventë. Pra është një dritë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë Maliqi.

klankosova.tv

Lexo edhe

Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme
Lajme

Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

February 4, 2023
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën
Lajme

Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

February 4, 2023
Presidenti Erdoğan takon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Lajme

SHBA ishin të parët, thashë ne do të jemi të dytët

February 4, 2023
96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare
Lajme

96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare

February 4, 2023
Nga Austria në Mekë në këmbë, arrin në Shkup, Enver Beganoviç
Lajme

Nga Austria në Mekë në këmbë, arrin në Shkup, Enver Beganoviç

February 4, 2023
Nga vendosja e flamurit kuq e zi deri te fjalimi në shqip, ky është Shaip Kamberi-zëri i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë (Video)
Lajme

E arrestuat kur ishte i ri, tash është kryeministër me të cilin duhet patjetër të arrini marrëveshje

February 3, 2023
Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?
RAJONI & BOTA

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

by prestigji.com
February 4, 2023

Edhe pse ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga viti 1903, kur revolucionari Goce Dellçev vdiq në duart...

Read more
Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

February 4, 2023
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

February 4, 2023
Presidenti Erdoğan takon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

SHBA ishin të parët, thashë ne do të jemi të dytët

February 4, 2023
96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare

96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare

February 4, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com