Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Lufta në Ukrainë ul parashikimet për rritje ekonomike në Ballkan

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter

Parashikimet për rritjen e bruto prodhimit të brendshëm në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit 2022, janë ulur nga 4.1 për qind në 3.1 për qind, thuhet në raportin e rregullt gjashtëmujor të Bankës Botërore për rajonin.

Ekonomitë e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, pavarësisht rimëkëmbjes së konsiderueshme nga pandemia e koronavirusit, tani po përballen me një sfidë të re, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thuhet në raport.

“Lufta në Ukrainë ka tronditur gjithë rajonin, veçanërisht përmes rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ky konflikt ka ndërprerë flukset e investimeve dhe të tregtisë së jashtme, si dhe ka vënë në pikëpyetje rimëkëmbjen”, thekson raporti.

Sipas tij, inflacioni do të vazhdojë të rritet, për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit dhe të energjisë, ndërsa rënia e eksporteve, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimeve dhe reduktimi i të ardhurave nga turizmi, pritet të ngadalësojnë rritjen ekonomike.

“Prodhimi total i ka tejkaluar nivelet e para-pandemisë, por masat për luftimin e pandemisë kanë rezultuar me borxh më të lartë publik, duke lënë shenja të përhershme në të gjashtë ekonomitë”, thekson raporti.

“Rritja e bruto prodhimit të brendshëm në Ballkanin Perëndimor ka arritur në 7.4% në vitin 2021, pas një rënieje prej 3.2% në vitin 2020. Bruto prodhimi i brendshëm duhet t’i tejkalojë nivelet para pandemisë në vitin 2022”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Rritja në vitin 2021, thekson raporti, ka rezultuar me 227,300 vende të reja pune në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Bankës Botërore, deficiti mesatar është ulur për 4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm, krahasuar me vitin 2020, ndërsa borxhi publik ka rënë në 56.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në vitin 2021.

Inflacioni është në rritje, sepse rritja globale e çmimeve nga mesi i vitit 2020 ka ushtruar presion edhe mbi çmimet e mallrave dhe të dërgesave të tyre. Ky inflacion “i importuar” është ndier në të gjithë Ballkanin Perëndimor, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Çmimet e produkteve në Kosovë, sikurse në vende të tjera të botës, kanë nisur të rriten qysh vitin e kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rritja ka vazhduar edhe pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në muajin shkurt, pasi të dyja këto vende janë ndër eksportueset më të mëdha të grurit dhe produkteve të tjera.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në muajin mars në Kosovë është rritur për 10 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit 2021.

Sipas ASK-së, ngritja më e madhe e çmimeve është vërejtur te faturat e energjisë elektrike: 13 për qind. Vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë pasur rritje prej 11.3 për qind, pijet alkoolike për 5.9 për qind, ndërsa veshjet për 4.9 për qind.

Kosova importon pothuajse të gjitha llojet e produkteve nga shtetet e rajonit dhe Evropës.

Sipas të dhënave të ASK-së, importi i mallrave në janar të këtij viti ka kapur vlerën e 338.1 milionë eurove, ndërsa eksporti ka qenë në vlerë prej 64.2 milionë eurosh.

Lexo edhe

Gjermanisë i nevojiten gjysmë milioni emigrantë për punë në vit
EKONOMI

Gjermanisë i nevojiten gjysmë milioni emigrantë për punë në vit

July 6, 2022
Qeveria obligon lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë nga çezma
EKONOMI

Qeveria obligon lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë nga çezma

July 6, 2022
Pensionim për reformim të ndërmarrjeve
EKONOMI

Pensionim për reformim të ndërmarrjeve

July 6, 2022
Ky është çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme
EKONOMI

Ky është çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme

July 6, 2022
Rizvanolli: MCC-ja do t’ia kursejë Kosovës të paktën 15 milionë euro në vit
EKONOMI

Rizvanolli: MCC-ja do t’ia kursejë Kosovës të paktën 15 milionë euro në vit

July 6, 2022
ZKA: Telekomi – ndërmarrja me humbjen më të madhe për vitin 2021
EKONOMI

ZKA: Telekomi – ndërmarrja me humbjen më të madhe për vitin 2021

July 6, 2022
Manaj (LDK): Vettingu s'i takon Qeverisë, duhet të debatohet në Kuvend (VIDEO)
Lajme

Manaj (LDK): Vettingu s’i takon Qeverisë, duhet të debatohet në Kuvend (VIDEO)

by prestigji.com
July 6, 2022
0

Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në LDK, Shkëmb Manaj, ka treguar pse kryetari Lumir Abdixhiku dhe partia e...

Read more
Haxhiu: Kur qytetarët humbin besimin në institucionet e drejtësisë, ata kërkojnë të ikin nga Kosova (VIDEO)

Haxhiu: Kur qytetarët humbin besimin në institucionet e drejtësisë, ata kërkojnë të ikin nga Kosova (VIDEO)

July 6, 2022
Minsitrja Gërvalla shkarkon Konsullin në New York

Minsitrja Gërvalla shkarkon Konsullin në New York

July 6, 2022
Vazhdojnë tensionet në ditën e pestë të protestave në Shkup

Vazhdojnë tensionet në ditën e pestë të protestave në Shkup

July 6, 2022
Vdiq mjeku nga Gjakova, Ali Iljazi

Vdiq mjeku nga Gjakova, Ali Iljazi

July 6, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com