LIVE| Kosovë-Gambi: Mysafirët humbin penalltinë

 LIVE| Kosovë-Gambi: Mysafirët humbin penalltinë

Është duke u zhvilluar ndeshja miqësore Kosovë-Gambi. Kjo është miqësorja e katërt e “Dardanëve”.

20:44

Gambia ka humbur një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin kundër Kosovës.

Advertisement

Gambia në minutën e 82 të takimit e kanë humbur penalltinë.

Kujtojmë se vetëm pak minuta më parë për epërsinë e Kosovës shënoi Arbër Hoxha pas një driblimi fantastik.


20:41

Arbër Hoxha ka shënuar për Kosovën duke i dhënë epërsinë “Dardanëve”.

Goli i Hoxhës erdhi pas një aksioni vetanak të cilin arriti ta kompletoj me gol.

Kanë mbetur edhe dhjetë minuta deri në përfundim të kësaj miqësorje.



20:21

Ka kaluar më shumë se një orë lojë në miqësoren e Kosovës dhe Gambisë.

Gambia në pjesë të dytë ka marrë iniciativën e lojës por që nuk ka arritur që ta konkretizojë ndonjë rast.


 

20:00

Ka nisur pjesa e dytë e miqësores mes Kosovës dhe Gambisë.

Pjesa e parë u takoi “Dardanëve” por që nuk arritën që të shënojnë.

Kosova pati shanse të mira me Dakun dhe lojën kryesisht e koncentroi me topa në ajër.



19:48

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Gambisë, por që dominimi total iu takojë “Dardanëve”.

Kombëtarja e Kosovës pati disa shanse të mira shënimi dhe që lojën e koncentroi kryesisht në topa të gjatë.

Kujtojmë se kjo është miqësorja e fundit e Kosovës për këtë muaj.



19:38

Është duke u zhvilluar minuta e 38 e miqësores në mes Kosovës dhe Gambisë me rezultatin e minutës së parë.

Por, “Dardanët” janë duke e dominuar në tërësi këtë ndeshje por pa konkretizim.


19:15

Lojtari i Gambisë, Mare, është gjakosur pas një dueli ajror me Topallin.

Ndërsa, kanë kaluar 12 minuta lojë në miqësoren Kosova-Gambia ku vërehet një dominim i “Dardanëve”.


19:00

Ka nisur ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gambisë.

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka vendosur që ta nisë ndeshjen me top golashënuesin e Kosovës, Mirlind Daku.

Formacioni i Kosovës: Halimi, Thaqi, Domgjoni, Hajrullahu, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli, Daku.

Formacioni zyrtar i Gambisë: Sheikh Sibi; Yusupha Bobb, Omar Colley, Marreh, Juwara, Ceesay, Barrow, Kante, Utseth, Gaye, Sanneh.


 

 

 

Advertisement

Të ngjashme