prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

​LDK e AAK akuzojnë Gërvallën: Merr vendime arbitrare që dëmtojnë shtetin

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in Lajme
A A
Gërvalla: Nuk po detyrojmë askënd të votojë për ne për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë adresuar akuza ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për vendime arbitrare që po dëmtojnë shtetin e Kosovës. Deputeti Anton Quni nga LDK solli rastin e diplomatit Viskont Jakupi ndërsa deputetja Time Kadrijaj e AAK për gjobën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi ndaj MPJD-së në vlerë 13 mijë euro pasi ka refuzuar të ofrojë qasje në faturat e shpenzimeve të diplomatit, njëherisht bashkëshortit të presidentes Osmani, Prindon Sadriu.

Deputeti Quni tha se ka shumë shembuj se si zyrtarët abuzohen nga ministrat apo stafi i tyre i ngushtë politik, me presione, shantazhe, transfere e deri tek ndëshkimet e padrejta. Ai përmendi rastin e diplomatit Viskont Jakupi, i cili ishte caktuar si Sekretar i Parë i Ambasadës së Kosovës në Londër, e më pas ishte rikthyer në Kosovë pasi kishte dërguar gabimisht adresën e banesës në të cilën do të jetonte e që ia kishte gjetur Ambasada e Kosovës në Londër.

“Këshilli (i Pavarur Mbikëqyrës) ka konstatuar se vendimi i ministres është i jashtëligjshëm dhe kundërthënës. në vendimin e Këshillit thuhet se znj. Gërvalla ka vendosur në kundërshtim me Ligjin 03L122 dhe në kundërshtim me rregulloren 02/2019 për shërbimet e jashtme. Kolegji ka konstatuar se ministrja në asnjë rrethanë nuk ka kompetencë të tërheq përfaqësuesit diplomatikë për supozimet e saja. Në shtete ku ka kulturë institucionale, ministrat që shkelin ligjin japin dorëheqje, e besa ndiqen edhe penalisht. Kur vendimet e organeve të ankimit janë në favor të saj ajo i respekton, por ku ato nuk janë në favor të saj, ajo hesht sepse ka si të arsyetohet”, tha Quni.

Advertisement

Ndërsa deputetja Time Kadrijaj deklaroi se Gërvalla është pajtuar të paguajë 13 mijë euro gjobë Agjencisë për Informim dhe Privatësi sesa të tregonte se ia paguante derivatet bashkëshortit të Vjosa Osmanit, Prindon Sadriut.

“Sa për rikujtim MPJD me taksat e qytetarëve kosovarë paguante derivatet për udhëtimin e Sadriut nga Kosova në Maqedoni, aty ku shërbente si zëvendësshef i misionit. Pavarësisht legjitimitetit së kërkesës se medias për qasje në dokumente zyrtare MPJD është pajtuar që më mirë të paguajë 13 mijë euro gjobë sesa t’i bëjë publike të dhënat e shpenzimeve të këtij diplomati që po shihet se është i paprekshëm. Pavarësisht skandaleve dhe shkeljeve të vazhdueshme…. Ministrja të jap llogari para deputetëve, të na tregojë se a do të merren masa pas këtij dënimi. Kush duhet të jap llogari? Apo ky Zotëria i Parë është mbi shtetin, mbi ministrat, e mund të bëjë çfarë të dojë, e mbi qeverinë. Kujt i shërben ky diplomat? Deri kur do të lejohet që një diplomat që paguhet me taksa të shtetit të fyejë e të sulmojë mediat, të shkaktojë skandale e keqpërdorime financiare e të mos merren fare masa për të”, tha Kadrijaj./Kp

Lexo edhe

Kamberi dorëzon në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar
Lajme

Kamberi dorëzon në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar

February 8, 2023
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800
Lajme

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

February 8, 2023
Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s
Lajme

Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

February 8, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols
Lajme

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

February 8, 2023
Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit
Lajme

Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

February 8, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

by prestigji.com
February 8, 2023

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka dorëzuar këtij institucioni propozimin për ndryshimin e Ligjit...

Read more
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

February 8, 2023
Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

February 8, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

February 8, 2023
Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

February 8, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com