Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka thënë se kur është në pyetje sovraniteti i vendit LDK nuk kalkulon asnjëherë në vota.
Bajrami në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se partia në pushtet po kalkulon gjithçka në vota dhe se kjo është arsyeja kryesore se pse ka ngecur edhe dialogu Kosovë – Serbi.
Sipas saj nga dialogu nga ai për njohje reciproke ka degraduar në një dialog për stikersa.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të ju garantojë se sa herë që të jetë në pyetje shtetësia e vendit tonë asnjëherë s’do të kalkulojë në vota. Domethënë në mbrojtje të sovranitetit të vendit nuk e qet Lidhja Demokratike e Kosovës votën përpara”.
“Unë konsideroj se partia e cila është në pushtet, kjo është arsyeja se pse ka ngecur. Po kalkulon gjithçka në vota. Prej një dialogu të kornizuar, me parime për njohje reciproke domethënë ne kemi degraduar në stikersa, në nivel krejtësisht teknike”.