Emisari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, po thotë se me propozimin evropian, nuk mbetet fundi i tregimit, meqë vazhdon deri në atë për marrëveshjen ligjërisht e obligueshme.
Ai specifikon në Rubikon me Adriatik Kelmendin, se propozimi lë disa çështje pa adresuar, megjithatë, përmban zgjidhjen e shumë problemeve, përcjell klankosova.tv.
”Propozimi është shumë i mirë që i jep shumë Kosovës, statusit të Kosovës dhe marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qëndrimit ndërkombëtar të Kosovës, do të kisha thënë maksimumi i arritshëm në këtë moment”.
”Ky nuk është fundi i tregimit, kjo nuk është shumë e rëndësishme, tregimi vazhdon me atë që është shkruar në mandatin tim >>Marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve për të gjitha çështjet e hapura<< dhe kisha thënë që ky propozim adreson shumicën, do të ngelen edhe disa, dhe ajo do të ishte fundi i tregimit dhe ne nuk do të përfundojmë me këtë por do të vazhdojmë deri në fund”.
Ai renditi mes tjerash edhe disa nga përfitimet që do ketë Kosova nga kjo marrëveshje.
”Kosova ka për të përfituar shumë sa i përket statusit të vetë, cilësisë së marrëdhënieve me Serbinë, do të zhbllokohet bashkëpunimi rajon”.
”Do të sillen katër liritë për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit, në masë të madhe ka për ta përmirësuar qëndrimin e Kosovës krahas BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, ka për të përmirësuar shumë elemente konkrete”.