Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home SPORT

Ky është ish-futbollisti shqiptar që dyshohet se është i përfshirë në rastin e kartonit të Granit Xhakës

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in SPORT
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ish-futbollisti shqiptar, Alban Jusufi, po dyshohet se është i përfshirë në rastin e Granit Xhakës, i cili po hetohet për një karton të verdhë – me të cilin ishte ndëshkuar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Sportsmail” raportoi së fundi se hetuesit që hetojnë kartonin e Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit kundër Leeds Unitedit sezonin e kaluar, po shqyrtojnë një komplot të dyshuar kriminal që përfshin mafien shqiptare dhe një ish-futbollist profesionist i cili është dënuar për trukim ndeshjesh.

Ish-futbollisti thuhet se është Alban Jusufi, i cili në prill të vitit 2020 ishte dënuar nga Federata e Futbollit e Suedisë me pesë vjet pezullim nga futbolli.

41-vjeçari ishte shpallur fajtor pasi kishte tentuar ta korruptonte portierin e AIK-ut, Kyriakos Stamatopoulos, me 150 mijë funte për të mos performuar mirë përpara një derbi kundër IFK Gothenburg, në vitin 2017. Federata e Futbollit e Suedisë e kishte shtyrë ndeshjen pasi Stamatopoulos e kishte raportuar rastin.

Në rastin në fjalë ishte i përfshirë edhe ish-futbollisti nigerian, Dickson Etuh.

Etuhu dhe Jusufi ishin takuar me Stamatopoulos në një restorant në Stokholm më 16 maj të vitit 2017, ku kishte ndodhur edhe rasti i ryshfetit.

Ish-mesfushori nigerian, Etuhu, ishte lojtar i skuadrës së AIK-ut në atë kohë, ndërsa Jusufi, ishte pjesë e skuadrën IFK Rossjoholm, klub i nivelit të pestë të futbollit në Suedi.

Advertisement

Te rasti i Granit Xhakës, “Sportsmail” bëri të ditur NCA kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta, në tregje që nuk janë të rregulluara në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.

NCA po shqyrton gjithashtu pretendimet se Alban Jusufi, një sulmues suedezo-shqiptar i dënuar me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, futi shuma të mëdha parash duke vënë bast që Xhaka të ndëshkohej.

Alban Jusufi, ish-futbollisti me prejardhje nga Kosova, me nënshtetësi suedeze, pjesën më të madhe të karrierës e kaloi duke luajtur në Suedi, te Angelholm, Klippans BolIF, Trelleborg, Malmo, Hogaborg dhe Rossjoholm.

Ai ka luajtur edhe te Sansovino në Itali, te Vllaznia në Shqipëri, si dhe  Havant & Waterlooville në Angli. 

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.Info
SPORT

Laporta e pranon se shitjet dhe nënshkrimet janë ende të planifikuara

August 14, 2022
Kosova.Info
SPORT

Barcelona e nis sezonin me barazim

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

Drenica konfirmon 10 transferime, 10 rinovime të kontratave dhe stafin e ri të trajnerëve

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

Milani e nis sezonin në stilin e kampionit

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

Ramadani tregon objektivat e Gjilanit për edicionin e ri

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

Pavarësisht humbjes, Morina i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e Ferizajt përball Gjilanit

August 13, 2022
​510 raste aktive me COVID-19
Lajme

393 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

by prestigji.com
August 14, 2022
0

393 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar...

Read more
Dita e dytë si president, Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Begaj nesër viziton Kosovë, policia del me njoftim

August 14, 2022
Istog: Aksident mes autobusit dhe multikultivatorit, një i lënduar

Aksident në afërsi të Deçanit, katër të lënduar

August 14, 2022
Kosova.info

Evropa goditet rëndë nga thatësira

August 14, 2022
Mbyllet edicioni i 21-të i Dokufest-it

Mbyllet edicioni i 21-të i Dokufest-it

August 14, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com