Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, bashkë me një delegacion të Serbisë nën drejtimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojnë gjatë ditës së nesërme në Ohër.
Qëndrimi i tyre është në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, dhe do të drejtohet nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili do të mbështetet nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Takimet do të nisin në orën 10:30, me takime bilaterale, pas së cilave pritet të zhvillohet takimi trilateral në tentim për të arritur akordim për aneksin që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes evropiane.
Në fund të takimeve, Borrelli do t’u drejtohet mediave.
Ekipi i Klankosova.tv po qëndron në Ohër, dhe na sjell pamje nga hoteli Inex Oglica, aty ku edhe do të qëndrojnë delegacionet.
Aty janë parë edhe forca speciale të policisë së Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se takimi do të mbahet në vilat shtetërore përreth hotelit në fjalë.
Më poshtë mund të shihni pamjet:






