prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Kushtetuesja e publikon vendimin e plotë për rastin e propozimin për kryeprokuror

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in Lajme
A A
Kushtetuesja e publikon vendimin e plotë për rastin e propozimin për kryeprokuror
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Gjykata Kushtetuese e ka publikuar vendimin e plotë lidhur me kërkesat që ishin bërë nga Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti lidhur me propozimin e  Blerim Isufaj për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit të 6 prillit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në vendimin e lëshuar thuhet se kërkesat nga Kushtetuesja janë të papranueshme mbi baza procedurale, pasi thuhet  se parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës.

“Në vlerësimin e pranueshmërisë së kërkesave të parashtruesve, Gjykata, së pari, theksoi se nuk është kontestuese që të njëjtit i janë drejtuar Gjykatës pa shteruar asnjë mjet juridik, siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës. Për pasojë, dhe për të vlerësuar nëse parashtruesit e kërkesave plotësojnë kriteret për t’u liruar nga ky detyrim kushtetues, Gjykata fillimisht shtjelloi dhe më pas aplikoi në rrethanat e rasteve konkrete (i) parimet e përgjithshme të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës, për sa i takon shterimit të mjeteve juridike; (ii) praktikën relevante gjyqësore të Gjykatës që ndërlidhet me kontestimin e vendimeve të Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, por edhe autoriteteve tjera publike, vendimet e të cilave janë kontestuar në kuptim të përzgjedhjes ose jo në funksione të caktuara publike; si dhe (iii) parimet relevante të shtjelluara nëpërmjet opinioneve të Komisionit të Venecias””.

“Në kontekst të të lartcekurave, Gjykata theksoi se bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kriteri i shterimit të mjeteve juridike, nuk mund të aplikohet në mënyrë tejet formaliste dhe rrjedhimisht, mund të ketë përjashtime, por vetëm nëse palët përkatëse, bazuar në parimin e barrës së provës, argumentojnë para Gjykatës se nuk ekziston mjeti juridik ose në të kundërtën, të argumentojnë se mjeti ekzistues juridik nuk është efektiv sepse (i) nuk është në “dispozicion dhe i qasshëm”; dhe (ii) nuk është “mjaftueshëm i sigurt jo vetëm në teori, por edhe në praktikë”. Për më tepër, bazuar në të njëjtën praktikë gjyqësore, parashtruesit përkatës duhet të argumentojnë që “kanë bërë gjithçka që mund të pritet në mënyrë të arsyeshme nga ata që të shterojnë mjetet juridike”, duke marrë parasysh se “dyshimet e thjeshta” të një parashtruesi rreth joefektivitetin të një mjeti juridik, nuk vlejnë si arsye për ta liruar nga detyrimet kushtetuese”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Advertisement

Për të parë vendimin e plotë, klikoni këtu.

Lexo edhe

Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE
Lajme

Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE

January 26, 2023
Vuçiqi refuzon t’i thotë emrat e shteteve që “e tërhoqën njohjen e Kosovës”
Lajme

Serbët e Kroacisë marrin thirrje për mobilizim në rast lufte në Kosovë

January 26, 2023
Plani evropian hap rrugën për njohjen e Kosovës
Lajme

Plani evropian hap rrugën për njohjen e Kosovës

January 26, 2023
Si mund t’i merrni fondet e Qeverisë për ngrohje?
Lajme

Refuzohet ankesa e Qeverisë, mbetet në fuqi pezullimi i vendimit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

January 26, 2023
Kjo është lista me emrat e të arrestuarve për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në Gjilan
Lajme

Kjo është lista me emrat e të arrestuarve për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në Gjilan

January 26, 2023
Publikohet një foto e dy ushtarëve amerikanë të kapur nga Rusia, DASH nis hetimet
Lajme

Partitë konfirmojnë ftesën nga Ambasada amerikane për takimin e 31 janarit

January 26, 2023
AGK i bën thirrje FFK-së që të organizojë Kuvend transparent
SPORT

AGK i bën thirrje FFK-së që të organizojë Kuvend transparent

by prestigji.com
January 27, 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur...

Read more
Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE

Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE

January 26, 2023
Vuçiqi refuzon t’i thotë emrat e shteteve që “e tërhoqën njohjen e Kosovës”

Serbët e Kroacisë marrin thirrje për mobilizim në rast lufte në Kosovë

January 26, 2023
Plani evropian hap rrugën për njohjen e Kosovës

Plani evropian hap rrugën për njohjen e Kosovës

January 26, 2023
OKB: Ne nuk do të ndalemi derisa ta sjellim paqen në Ukrainë

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

January 26, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com