Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Kush e la ministrin Mehaj të kalojë në Veri të Kosovës?

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
‘Tërbohet’ Lista e Vuçiqit: Kush e la ministrin Mehaj të kalojë në Veri të Kosovës?
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Vizita e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në Veri të Kosovës e ka alarmuar Listën Serbe.

Përmes një reagimi publik, nga kjo listë kanë kërkuar llogari se kush ia ka mundësuar kalimin Mehajt në Veri të vendit, atje ku banojnë serbët.

“Lista Serbe rreptësishtë dënon provokimin e sotëm të organizuar nga Prishtina, kur në Veri të Kosovës, ministri i Policisë, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nga Prishtina, kanë qëndruar në vendbanimet serbe”, thuhet në një pjesë të komunikatës, përcjell KosovaPost.

“Në këtë moment qytetarët janë të mërzitur dhe po pyesin se në çfarë kapacitetesh ministri Mehaj ishte në zonën serbe, me çfarë rasti, kush e ka ftuar, a ka qenë i shoqëruar nga anëtarë të FSK-së dhe nga kush e kanë marrë lejen që të futen në Veri?”.

Në Veri të Kosovës Mehaj ishte bashkë me ministrin tjetër, atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por Lista Serbe problemin e ka pasur me këtë të parin.

Kjo për arsye, se, sipas tyre, me marrëveshje, asnjë ushtarë i FSK-së nuk duhet të kalojë në Veri, përveç me ndonjë leje të KFOR-it, prandaj ministri, që është edhe udhëheqësi politik i kësaj trupe, nuk do të duhej të shkonte në Veri.

Advertisement

“Ne bëjmë me dije se kjo nuk ishte një vizitë e zakonshme, por një provokim i pastër që ka shqetësuar qytetarët tanë që me të drejtë kërkojnë të ndalohen këto provokime të cilat minojnë paqen në rajon”, thuhet tutje në komunikatën e Listës Serbe.

Njoftimin për vizitën në Veri e ka bërë Vetë Mehaj.

Ai, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar se kanë vizituar pikë kalimet kufitare në Jarinje e Bërnjak, “për të parë nga afër kontrollin strik, i cili po mundëson luftimin me efikasitet të kontrabandës”.

Advertisement

Lexo edhe

Lideri i ri i Kolumbisë: Lufta kundër drogës ka dështuar (VIDEO)
Lajme

Lideri i ri i Kolumbisë: Lufta kundër drogës ka dështuar (VIDEO)

August 8, 2022
Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme
Lajme

Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme

August 8, 2022
Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit
Lajme

Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

August 8, 2022
Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale
Lajme

Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale

August 8, 2022
Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë
Lajme

Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka bërë thirrje për një strategji të re globale për të luftuar trafikun e paligjshëm të...

Read more
Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme

Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme

August 8, 2022
Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

August 8, 2022
Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale

Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale

August 8, 2022
Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com