Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home SPORT

Kusari për shkarkimin e mundshëm të Rakiqit: Ministrin duhet ta propozojë sërish Lista Serbe

prestigji.com by prestigji.com
3 days ago
in SPORT
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Një deklaratë e ministrit për komunitete Goran Rakiq për rrëzimin e qeverisë Kurti ka nxitur reagime. Nga Vetëvendosje po thonë se ata nuk janë pjesë e koalicionit dhe nuk kanë fuqi, por megjithatë njohës të politikës e juristë janë pro shkarkimit nga posti i ministrit të përfaqësuesit serb.
“Qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti” kështu po thotë hiç më pak se Goran Rakiqi kryetari i Listës Serbe, që në Qeverinë e Kurtit e drejton Ministrinë për Kthim dhe Komunitete.

Ulësja e tij në qeverinë e Kosovës është një obligim kushtetues, për çka po duket se ekzekutivi i ka duart e lidhura të veproj kundrejt tij.

Mefail Bajqinovci që është anëtar i Komisionit parlamentar për Siguri thotë se deklaratat e Listës Serbe janë të njëjtat me ato të opozitës në vend.

“Ata e kanë shprehur që duan ta rrëzojnë qeverinë Kurti por mundësitë janë të vogla, për opinionin public duhet të sqarohet se ne nuk jemi në koalicion dhe ata nuk kanë numrat që ta rrëzojnë qeverinë Kurti. Po i shohim edhe deklaratat e opozitës që pothuajse janë në sinkron me deklaratat e Listës Serbe”, ka thënë Bajqinovci, raporton Dukagjini.

E sipas shefes së deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari Lila, pavarësisht çfarë masash mund të merren ndaj Rakiqit, Lista Serbe do të ketë një ministër në Qeveri.

“Duhet të menaxhojmë në këtë rrethanë situatën në një mënyrë që të shkaktojmë më së paku pasoja për funksionimin e shtetit. Situata me Ministrin Rakiq mund të definohet por që prapë duhet të jetë Lista Serbe pasi që janë të vetmit përfaqësues të komunitet serbë në Kuvendin e Kosovës që duhet ta propozojë një ministër tjetër”, ka deklaruar Kusari Lila.

Advertisement

Megjithëse deklaratat për rrëzim të qeverisë i vlerëson lojëra politike, shkarkimi i Rakiqit duhet të ndodhë, sipas analistit Milazim Krasniqi.

“M’kujtohet Isa Musatafa për një deklaratë e ka shkarku Jabllanoviqin nga pozita e ministrit, Kurti thjesht po e dëmton imazhin e vetë sepse po tregohet i paguximshëm sepse veprimet e Goran Rakiqit, kanë qenë veprime supverzive kanë shku kanë blloku rrugët, dhe ka thirrë për bojkot e për rebelim kështu që momenti ka kaluar që ai do duhet të shkarkohej”, ka thënë Krasniqi.

E as akti më i lartë juridik nuk e ndalon shkarkimin e tij.

“Kushti për me pasë një ministër nga komuniteti serb përfundon në momentin kur të emërohet qeveria, ai kusht nuj e obligon rrëzimin e qeverisë nuk e imponon ramjen e qeverisë sepse kushti është akumulua në momnetin kur është kriju qeveria”, ka thënë juristi Shkëlzen Sopjani.

Lista Serbe përveç që përfaqësohet në Qeverinë e Kosovës me ministrin për Kthim dhe Komunitete, ka po ashtu edhe dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.Info
SPORT

Motra e Ronaldos bën krahasime për golat me gërshërë të Messit dhe CR7

August 8, 2022
Kosova.Info
SPORT

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Getart Hyseni, pensionohet nga loja aktive

August 7, 2022
Kosova.Info
SPORT

Kosova.info – Ronaldo te Galatasaray?

August 7, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
SPORT

Lewandowski shënon golin e parë për Barcelonën 

August 7, 2022
Kosova.Info
SPORT

Kosova e shënon fitoren e parë në Kampionatin Evropian U-18

August 7, 2022
Manchester United pëson humbjen e parë këtë sezon
SPORT

Manchester United pëson humbjen e parë këtë sezon

August 7, 2022
Bie numri i pacientëve me COVID-19 në mjekim intensiv
Lajme

88 pacientë me COVID po trajtohen në ShSKUK

by prestigji.com
August 8, 2022
0

88 pacientë me COVID janë duke u trajtuar klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Dy nga ta janë në...

Read more
Kosova.Info

Motra e Ronaldos bën krahasime për golat me gërshërë të Messit dhe CR7

August 8, 2022
Kosova.Info

Pyetjet më befasuese në provimin e shtetësisë së Zvicrës

August 8, 2022
Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë

Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë

August 8, 2022
Obiliq: Vdes ish-gjimnazistja pas një sëmundje të rëndë

Obiliq: Vdes ish-gjimnazistja pas një sëmundje të rëndë

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com