Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Kurti takoi përfaqësuesit e kompanisë “Perutnina Ptuj Group” nga Sllovenia

prestigji.com by prestigji.com
5 days ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe shefin e stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, takuan sot përfaqësuesit e kompanive “Kosmonte Foods” nga Kosova dhe “Perutnina Ptuj Group” nga Sllovenia, të cilat janë përkushtuar për investimin e ri në fushën e mbarështimit të shpezëve dhe prodhimit dhe përpunimit të produkteve të mishit të freskët të shpezëve.

“Perutnina Ptuj Group” ka traditë 117 vjeçare në këtë sektor, punëson mbi 3,700 punëtorë në 7 shtete të ndryshme, ka mbi 500 bashkëpunëtorë të cilët rrisin zogj në mjediset e tyre natyrore, posedon 6 fabrika prodhimi dhe eksporton në 20 shtete në të gjithë botën. Ndërsa partneri i tyre për Kosovë, “Kosmonte Foods” me traditë 22 vjeçare, është gjithashtu përfaqësues i tyre për tregun e Shqipërisë, Gjermanisë, Dubait dhe Katarit.

Drejtori Ekzekutiv i “Perutnina Ptuj Group”, Enver Sisic, prezantoi para kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesve tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës idenë e investimit me treguesit konkret.

Kryeministri Kurti e mirëpriti shprehjen e interesimit të partnerëve nga Sllovenia dhe Kosova për të investuar në Kosovë dhe i siguroi investitorët që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht që të lehtësojë ambientin e të bërit biznes dhe të investuarit në Kosovë. Kompanitë kredibile ndërkombëtare që sjellin njohuritë me fokus në cilësi, siguri dhe gjurmueshmëri, me rrjetet e tyre të shpërndarjes së produkteve nëpër botë,  janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë, tha kryeministri Kurti.

Advertisement

Ndërkaq ministrja Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e kompanive “Perutnina Ptuj Group” dhe “Kosmonte Foods” për përparësitë konkurruese për të investuar në Kosovë dhe u ofroi mbështetjen institucionale në realizimin e interesimit të shprehur për investim në vendin tonë. /Kosova.info/

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.Info
EKONOMI

Shpallja e gjendjes emergjente nuk pritet ta zbusë krizën energjetike

August 6, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Kriza ekonomike dhe energjetike në vend, LDK: Qeveria luan rolin e spektatorit

August 6, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Parandalohet kontrabanda në Mitrovicë, sekuestrohet vaj ushqimor nga Serbia

August 6, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Bizneset “goditen” tre herë me rritjen e çmimit të çimentos

August 6, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Fitimi neto i bankave në Kosovë mbi 47%, eksperti: Aksionarët morën dividentë me zero tatim

August 6, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Siguria në sistemi informativ për menaxhimin e financave të Kosovës, Auditori thekson rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve

August 6, 2022
Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit
Lajme

Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Ushtria e Kinës ka njoftuar për stërvitje të reja ushtarake të hënën në detet dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit. Kjo...

Read more
Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale

Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale

August 8, 2022
Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

August 8, 2022
Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

August 8, 2022
Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune

Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com