Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Kurti takoi përfaqësuesit e kompanisë “Perutnina Ptuj Group” nga Sllovenia, i fton për investime

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Kurti takoi përfaqësuesit e kompanisë “Perutnina Ptuj Group” nga Sllovenia, i fton për investime
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe shefin e stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, takuan sot përfaqësuesit e kompanive “Kosmonte Foods” nga Kosova dhe “Perutnina Ptuj Group” nga Sllovenia, të cilat janë përkushtuar për investimin e ri në fushën e mbarështimit të shpezëve dhe prodhimit dhe përpunimit të produkteve të mishit të freskët të shpezëve.

“Perutnina Ptuj Group” ka traditë 117 vjeçare në këtë sektor, punëson mbi 3,700 punëtorë në 7 shtete të ndryshme, ka mbi 500 bashkëpunëtorë të cilët rrisin zogj në mjediset e tyre natyrore, posedon 6 fabrika prodhimi dhe eksporton në 20 shtete në të gjithë botën. Ndërsa partneri i tyre për Kosovë, “Kosmonte Foods” me traditë 22 vjeçare, është gjithashtu përfaqësues i tyre për tregun e Shqipërisë, Gjermanisë, Dubait dhe Katarit.

Drejtori Ekzekutiv i “Perutnina Ptuj Group”, Enver Sisic, prezantoi para kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesve tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës idenë e investimit me treguesit konkret.

Kryeministri Kurti e mirëpriti shprehjen e interesimit të partnerëve nga Sllovenia dhe Kosova për të investuar në Kosovë dhe i siguroi investitorët që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht që të lehtësojë ambientin e të bërit biznes dhe të investuarit në Kosovë.

Advertisement

Kompanitë kredibile ndërkombëtare që sjellin njohuritë me fokus në cilësi, siguri dhe gjurmueshmëri, me rrjetet e tyre të shpërndarjes së produkteve nëpër botë, janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë, tha kryeministri Kurti.

Ndërkaq ministrja Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e kompanive “Perutnina Ptuj Group” dhe “Kosmonte Foods” për përparësitë konkurruese për të investuar në Kosovë dhe u ofroi mbështetjen institucionale në realizimin e interesimit të shprehur për investim në vendin tonë.

Advertisement

Lexo edhe

Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2
Lajme

Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2

August 15, 2022
Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut
Lajme

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

August 15, 2022
Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois
Lajme

Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

August 15, 2022
​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci
Lajme

​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

August 15, 2022
Ky është parashikimi i motit për sot
Lajme

Kështu do të jetë moti sot

August 15, 2022
Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë
Lajme

Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë

August 14, 2022
Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2
Lajme

Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2

by prestigji.com
August 15, 2022
0

Reduktimet për rrymën, do nisin sot në mëngjes. Kështu ka bërë të ditur dje KEDS-i ndërsa ka njofutar për fillimin...

Read more
Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

August 15, 2022
Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

August 15, 2022
​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

August 15, 2022
Ky është parashikimi i motit për sot

Kështu do të jetë moti sot

August 15, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com