Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të kryeministrit, Tea Blakaj-Hoxha, u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare. Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj”, transmeton Klankosova.tv.
“U theksua se qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim”.