Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Kurti: Qeveria e Kosovës sërish do të mbulojë sigurimin për veturat e mërgimtarëve

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Kurti: Qeveria e Kosovës sërish do të mbulojë sigurimin për veturat e mërgimtarëve
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do t’i heqë shpenzimet e policave për bashkatdhetarët që do të vijnë këtë verë për pushime në Kosovë.

Kurti në një intervistë për Albinfo.ch ka thënë se lidhja e Kosovës me mërgimatër do të jetë e institucionalizuar edhe më shumë, teksa dëshiron që ata të vijnë për investime në vend.

“Edhe sivjet nuk do të ketë nevojë për ato pagesa në kufi meqenëse derisa të bëhemi anëtarë të kartonit të gjelbër, Kosova i mbulon shpenzimet. E di që bazuar në të dhënat shpenzimet e bashkatdhetarëve tanë kanë qenë afër 10 milionë euro ndërsa dëmet nuk kanë qenë as gjashtë milionë euro. Jemi të interesuar që vitet në vijim të organizojmë pritje për bashkatdhetarët në kuptimin e një turizmi kulturor e historik dhe i cili i bashkëngjitet një programi të gjerë për të gjitha gjeneratat. Lidhja e fuqishme me mërgatën tonë të jetë e institucionalizuar edhe më shumë. Asnjëherë nuk i harrojmë bashkatdhetarët dhe gjithmonë janë e do të jenë pjesë e kombit tonë. Dëshirojmë që ata të vijnë në investime në Kosovë dhe të kontribuojnë përmes përfitimeve” tha Kurti.

Kurti ka folur rreth pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Global në Davos dhe takimet me bashkatdhetarë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

“Në Davos erdha nga SHBA ku qëndrova për dy javë duke filluar nga fillimi inegociatave me Korporatën për Sfidën e Mijëvjeçarit për një program prej 236 milion dollarëve në sektorin e energjisë e deri tek takimet me kompanitë për investime të shtuara në Kosovë dhe takimi me këshillëtarin për siguri kombëtare të presidentit Biden”, tha Kurti.

“Kthimi në Zvicër drejt rrugës për në Kosovë ishte në nivel të duhur. Mbajtëm 2 tubime me bashkatdhetarë në Konsullatën tonë në Cyrih, Meqenëse Zvicra është një vend i cili jo vetëm që ka rol të theksuar për Kosovën ekonominë dhe zhvillimin atje por gjithashtu bashkatdhetarët në Zvicër besoj se kanë një rol si askund tjetër që ka diaspora jonë për shkak të aktivitetit të tyre, numrit të madh dhe shtetit të Zvicrës i cili tek shqiptarët ka gjetur qytetarët të cilët edhe kontribojnë shumë por në të njejtën kohë edhe nuk e harrojnë atdheun e tyre”.

Advertisement

Mes tjerash, Kurti foli edhe për marrëdhënjet Kosovë-Zvicër dhe mundësisë së avancimit të këtyre raporteve.

“ Një pjesë e investimeve të huaja dhe eksporti edhe nga Kosova janë pjesë e urës zhvillimore që kemi me Zvicrën dhe unë besoj që në muajt në vijim këtë do ta shtojmë edhe më shumë në kuptimin që do të ketë investime më shumë nga Zvicra në Kosovë por edhe eksportet e Kosovës në Zvicër. Tek eksportet duhet theksuar përpunimin e drurit e metaleve, lëkurës, tekstilit dhe gjithashtu edhe agroindustria dhe fushaa e IT-së dhe komunikimit ku Kosova ka përjetur një hov të jashtëzakonshëm. Ne i jemi përjetësisht falënderues Zvicrës që ka qenë strehë e emigrantëve tanë e refugjatëve tanë dhe sot është një vend në të cilin shqiptarët dëshmojnë edhe shkathtësitë e dijen dhe zellin e vullnetin për të kontribuar për Zvicrën por edhe për Kosovën dhe kombin shqiptar”, theksoi Kurti.

 

Advertisement

Lexo edhe

Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë
Lajme

Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

August 8, 2022
Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune
Lajme

Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune

August 8, 2022
Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Lajme

Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave

August 8, 2022
Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten (FOTO)
Lajme

Ky është moti për këtë javë

August 8, 2022
Mot me vranësira dhe shi, temperaturat deri në 23 gradë Celsius
Lajme

Shi dhe stuhi në Podujevë (VIDEO)

August 7, 2022
Kurti viziton festivalin Sunny Hill në natën përmbyllëse (VIDEO)
Lajme

Kurti viziton festivalin Sunny Hill në natën përmbyllëse (VIDEO)

August 7, 2022
Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë
Lajme

Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, edhe në mëngjesin e të hënës....

Read more
Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune

Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune

August 8, 2022
Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave

August 8, 2022
Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten (FOTO)

Ky është moti për këtë javë

August 8, 2022
Kosova.Info

Ngjarje e rëndë, polici ekzekuton me plumb në kokë kampionin botëror të arteve marciale (Detajet)

August 7, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com