Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Universitetin Brown në Boston të Massachusestssit ka bërë një reflektim personal mbi demokracinë e krizat.

Duke i cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vend të lëvizjeve të mëdha progresive për liritë dhe të drejtat e njeriut, që shpesh burimin e kanë pasur nga studentët dhe universitetet amerikane, Kurti ka thënë se edhe rrugëtimi i tij politik ka nisur para njëzet e pesë viteve, si student universiteti nga një padrejtësi që i bëhej popullit të tij në të drejtën për shkollim të dinjitetshëm.

Ai ka rikujtuar angazhimin në Unionin Studentor të Universitetit të Prishtinës, fillimin e bashkëpunimit me Adem Demaçin, si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arrestimin e tij nga regjimi i Millosheviqit dhe angazhimin politik pas daljes nga burgu, sërish sipas tij, nevojë e një padrejtësie.

“Në vazhdim të fjalës kryeministri Kurti ka shtjelluar idetë udhërrëfyese dhe veprimet e “Lëvizjes Vetëvendosje”, fillimisht si mosbindje civile ndaj pushtetit të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare”.

““Nëse ndjenja e padrejtësisë ishte ajo që fillimisht më shtyu drejt aktivizmit politik, ajo që më udhëzon sot si Kryeministër i Republikës së Kosovës është ideali i një shërbyesi të mirë””, ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i ekzekutivit tha se gjatë vitit të kaluar qeveria e tij është dashur të përballet menjëherë me shumë sfida të vështira, ku përfshihen pasojat e pandemisë COVID-19.

“E megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj, ne arritëm të kemi një rritje ekonomike të paprecedentë prej 10.53% gjatë vitit të kaluar, një pjesë e konsiderueshme e së cilës u ushqye nga besimi më i madh i njerëzve ndaj qeverisë sonë”, ka thënë Kurti, përcjell Klankosova.tv.

Më tej, Kurti foli edhe në lidhje me krizat e demokracisë në rajon, duke thënë se sa më demokratike të bëhen shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, aq më të mëdha janë shanset për paqe afatgjate dhe bashkëpunim mes kombeve në këtë pjesë të botës.

“Me rrëshqitjen demokratike që po ndodh në sfondin e kërcënimeve kaq të mëdha ekzistenciale si ndryshimi i klimës dhe lufta bërthamore, rreziqet janë shumë të larta që ne të qëndrojmë pa vepruar”, u shpreh Kurti, transmeton Klankosova.tv.

 

Lexo edhe

Krasniqi viziton projektet që s’i financon qeveria në Drenas (VIDEO)
Lajme

Krasniqi viziton projektet që s’i financon qeveria në Drenas (VIDEO)

July 6, 2022
Sërish protestë në Shkup, turma ia mësyn MPJ-së
Lajme

Sërish protestë në Shkup, turma ia mësyn MPJ-së

July 6, 2022
Qeveria miraton Projektligjin për hekurudhën Durrës – Prishtinë
Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës – Prishtinë

July 6, 2022
Qeveria miraton Projektligjin për hekurudhën Durrës – Prishtinë
Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për hekurudhën Durrës – Prishtinë

July 6, 2022
Konsulli i Kosovës në New York thotë se u shkarkua pasi s’e hoqi flamurin e UÇK-së, siç kërkoi Gërvalla
Lajme

Konsulli i Kosovës në New York thotë se u shkarkua pasi s’e hoqi flamurin e UÇK-së, siç kërkoi Gërvalla

July 6, 2022
Një vit Qeveri Kurti, sfidë dialogu me Serbinë
Lajme

Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në

July 6, 2022
Krasniqi viziton projektet që s’i financon qeveria në Drenas (VIDEO)
Lajme

Krasniqi viziton projektet që s’i financon qeveria në Drenas (VIDEO)

by prestigji.com
July 6, 2022
0

Kreu i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi vizitoi Drenasin të mërkurën pasdite. Tek kryetari Ramiz Lladrovci, i pari i PDK-së tha...

Read more
Sërish protestë në Shkup, turma ia mësyn MPJ-së

Sërish protestë në Shkup, turma ia mësyn MPJ-së

July 6, 2022
Qeveria miraton Projektligjin për hekurudhën Durrës – Prishtinë

Qeveria miraton Projektligjin për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës – Prishtinë

July 6, 2022
Qeveria miraton Projektligjin për hekurudhën Durrës – Prishtinë

Qeveria miraton Projektligjin për hekurudhën Durrës – Prishtinë

July 6, 2022
Konsulli i Kosovës në New York thotë se u shkarkua pasi s’e hoqi flamurin e UÇK-së, siç kërkoi Gërvalla

Konsulli i Kosovës në New York thotë se u shkarkua pasi s’e hoqi flamurin e UÇK-së, siç kërkoi Gërvalla

July 6, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com