prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Kryeministrja italiane: Ballkani me prioritet të futet në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Kryeministrja italiane: Ballkani me prioritet të futet në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i kërkoi BE-së të zhvillojë një vizion të ri për rajonin e Ballkanit dhe t’i japë prioritet procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo pjesë strategjike e kontinentit tonë të qëndrojë jashtë shtëpisë së përbashkët evropiane për një kohë të gjatë”, tha Meloni të martën, në një video-fjalim në konferencën kombëtare për “Italinë dhe Ballkanin Perëndimor: Rritja dhe Integrimi”.

“Italia do të vazhdojë të luftojë në mënyrë që procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor të vazhdojë me një shtysë dhe vendosmëri edhe më shumë”, shtoi kryeministrja italiane.

Meloni theksoi se shumë kompani italiane janë tashmë aktive në rajon dhe i inkurajoi ato të rinovojnë praninë e tyre atje dhe të investojnë në sektorë strategjikë.

“Ne kemi vepruar gjithmonë në solidaritet me secilin nga fqinjët tanë në kohë të vështira dhe jemi në anën e të gjithëve në përpjekjet për rritje dhe siguri të përbashkët. E gjithë kjo mund të ndodhë vetëm brenda një konteksti evropian”, tha ajo.

Meloni përmendi ndër fushat kyçe të bashkëpunimit luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme, menaxhimin dhe frenimin e flukseve të parregullta të migracionit dhe luftimin e “radikalizmit në të gjitha format e tij”.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka thënë se stabiliteti i rajonit është thelbësor.

“Stabiliteti i rajonit është thelbësor, veçanërisht sepse flukset e migracionit nga Turqia kalojnë nëpër rajon dhe është e rëndësishme të parandalohet imigracioni i paligjshëm”, tha Tajani, njoftoi agjencia italiane e lajmeve Ansa.

“Stabilitet nënkupton edhe mundësinë e rritjes ekonomike dhe praninë e kompanive tona”, tha ministri, duke shtuar se Ballkani Perëndimor “duhet të bëhet pjesë e tregut evropian”.

Në të njëjtën kohë ai theksoi se Italia mbështet përshpejtimin e proceseve të anëtarësimit të vendeve të rajonit për anëtarësim në BE.

Në konferencë mori pjesë edhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe përshëndeti progresin e bërë deri më tani në këtë fushë.

Advertisement

“Ne kemi arritur t’i lëvizim gjërat nga bllokimi në negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu kanë treguar një nivel më të lartë të përkushtimit ndaj anëtarësimit duke përshpejtuar reformat”, tha Varhelyi, por paralajmëroi se nuk duhet të ndalemi me kaq.

“Integrimi politik nuk do të thotë asgjë nëse nuk ka integrim real dhe këtu përfshihet integrimi ekonomik dhe social i Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi komisioneri dhe njoftoi se muajin e ardhshëm do të ketë një “zbatim të përshpejtuar të planit ekonomiko-investimor” për Ballkanin Perëndimor”, që përfshin 30 miliardë euro ndihmë për rajonin.

Sipas komisionerit, këto para do të përdoren për investime në projekte të mëdha infrastrukturore në rajon me synimin për lidhjen e energjisë, transportit dhe ekonomisë digjitale, gjë që nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit. “Vetëm përmes investimeve mund të ndryshojmë situatën në terren dhe të integrojmë plotësisht Ballkanin Perëndimor në BE”, përfundoi Varhelyi.

Konferenca e organizuar nga Ministria e Jashtme italiane u mbajt në qytetin verilindor të Triestes.

Lexo edhe

Ferizaj kujton 'prejardhjen' me ekspozitë digjitale (VIDEO)
Lajme

Ferizaj kujton ‘prejardhjen’ me ekspozitë digjitale (VIDEO)

February 1, 2023
Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së
Lajme

Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

February 1, 2023
SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)
Lajme

SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

February 1, 2023
Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO)
Lajme

Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO)

February 1, 2023
Në lajmet e RTK-së hyn një person që mbante në dorë parullën “Radio Televizioni i Kurtit”
Lajme

Në lajmet e RTK-së hyn një person duke mbajtur në duar parullën “Radio Televizioni i Kurtit” (VIDEO)

by prestigji.com
February 1, 2023

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj po qëndron e hapur ekspozita digjitale “Prejardhje”. Aty janë të shfaqura mbi 10 artefakte...

Read more
Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

February 1, 2023
SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

February 1, 2023
Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO)

Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO)

February 1, 2023
Në lajmet e RTK-së hyn një person që mbante në dorë parullën “Radio Televizioni i Kurtit”

Në lajmet e RTK-së hyn një person duke mbajtur në duar parullën “Radio Televizioni i Kurtit” (VIDEO)

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com