prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Kryeministri Kurti priti në takim kryesuesin ekzekutiv të Atlantic Council, James Jones

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in Lajme
A A
Kryeministri Kurti priti në takim kryesuesin ekzekutiv të Atlantic Council, James Jones
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim kryesuesin ekzekutiv të Atlantic Council, gjeneralin James Jones, themeluesin dhe kryesuesin e Fondacionit Malama Ka’u, Mel Yokoyama, si dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Fatmir Mediu.

Siç thuhet në njoftim, në takim diskutuan për zhvillimet politike, mundësitë për investime dhe çështjet e sigurisë në Kosovë e rajon, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri Kurti e njoftoi gjeneralin Jones për progresin përgjatë një të tretës së mandatit qeverisës, duke vënë theksin te stabiliteti institucional, indikatorët pozitivë ekonomik dhe demokratik.

Ai veçoi renditjen e Kosovës në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan, sipas World Justice Project, ngritjen për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit, sipas Transparency International dhe ngritjen për 17 vende më lartë sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa Kufij.

Si aleat dhe mik i pashmangshëm, na duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, tha kryeministri Kurti, ndërsa potencoi rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind dhe bashkëpunimin shumë të mirë dhe pjesëmarrjen në misione e stërvitje të përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë amerikane dhe me NATO-n.

Advertisement

Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social dhe tolerancës zero ndaj krimit e korrupsionit.

Gjenerali Jones ka qenë Komandant Suprem i Aleancës për Evropë dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare të Presidentit të SHBA-së.

Ai ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është iniciator i Iniciativës së tre deteve Baltik, Mesdhe dhe Deti i Zi, ku janë të përfshira të gjitha vendet e Evropës Qendrore për investime në infrastrukturë, energji dhe teknologji.

Në takim ishin edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Selimi dhe këshilltari i kryeministrit Kurti, Lulëzon Jagxhiu.

Lexo edhe

Norvegjia e arreston një profesor të universitetit pasi akuzohet si spiun rus
Lajme

Fondi i pasurisë së Norvegjisë regjistron humbje prej 164 miliardë dollarësh

February 1, 2023
Nëse nesër ka mocion për rrëzimin e Qeverisë, ne i bashkohemi
Lajme

Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

February 1, 2023
Macron flet me Putinin e Zelenskyn, kërkon armëpushim
Lajme

Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë”

February 1, 2023
Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast
Lajme

Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast

February 1, 2023
Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë
Lajme

Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë

February 1, 2023
Seferi: Zyrtarët serbë kanë heshtur rreth diskutimeve të sotme në Kosovë për Asociacionin (VIDEO)

by prestigji.com
February 1, 2023

Fondi i pasurisë së Norvegjisë, një nga më të mëdhenj në botë, shënoi një humbje rekord prej 1.64 trilionë korona...

Read more
Nëse nesër ka mocion për rrëzimin e Qeverisë, ne i bashkohemi

Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

February 1, 2023
Macron flet me Putinin e Zelenskyn, kërkon armëpushim

Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë”

February 1, 2023
Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast

Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast

February 1, 2023
Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë

Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com