Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Kryeministri Kurti: Arti është lidhja jonë e fuqishme me botën

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Kryeministri Kurti: Arti është lidhja jonë e fuqishme me botën
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Reagime të shumta, nga pala serbe, madje presidenti serb Aleksandar Vuçiq e quajti edhe ‘’Zelensky i ri’’, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, meqë s’pati asnjë tërheqje nga vendimi për reciprocitetin dhe targat.

Por, shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti, po del ta ketë deri tani vetëm një reagim, karshi gjithë këtyre komenteve, drejt politikave të tij, duke thënë se: ”Arti është lidhja jonë e fuqishme me botën”, transmeton Klankosova.tv.

Këtë e bëri përmes një reagimi në facebook, ndërsa mburret për të arriturat që po shënon Kosova, 20 vjet pas luftës, duke përmendur artikujt e mediave ndërkombëtare që i dedikohen Manifestës.

”

”The Economist” britanik tregon si Kosova mbi 20 vjet pas luftës po bëhet lidere rajonale në art bashkëkohor, “Le Monde” francez i jep jehonë kërkesës për liberalizim të vizave, “A*DESK” spanjoll flet për shtetin dhe kryeqytetin më të ri europian.

Këto nuk janë vetëm shkëputje nga shkrimet e ditëve të fundit për Kosovën të mediave prestigjioze, por edhe arsye të prekshme pse investimi në art është përherë ide e mirë. Ide e mirë sepse kthimi është i madh dhe i qëndrueshëm, si në reputacion e diplomaci, ashtu edhe në ekonomi, arsimim e mirëqenie.

Manifesta 14 Prishtina ka nisur para dhjetë ditësh, mbeten edhe 90 ditë deri në fund. Efektet e para janë tejet pozitive, si në promovimin e shtetit tonë përmes shkrimeve në mediat botërore, ashtu edhe në numrin e vizitorëve në 25 lokacionet e bienales. Në ditët e parahapjes dhe hapjes Manifesta priti 6500 vizitorë, ndërsa në javën e parë nga hapja rreth 10 mijë vizitorë.

Kosova ka artistë të nivelit botëror dhe institucione kulturore që organizojnë ngjarje botërore. Manifesta 14 në Prishtinë është një hap i madh në agjendën tonë artistike ndërkombëtare. Sa moment për të festuar bashkë këtë arritje, aq edhe mundësi për të synuar edhe më shumë viteve në vijim.

Advertisement

Prandaj, si qeveri po investojmë shumë në kulturë, duke zhvilluar politika të qëndrueshme. Sepse kjo është mënyra e duhur për ta çuar tutje potencialin e komunitetit tonë artistik, si dhe falënderimi ynë për punën dhe angazhimin e tyre jo rrallë herë të nënvlerësuar.

Në vitin kur kemi nisur konceptimin dhe themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor, Manifesta po na ofron mundësi të shkëlqyer për t’u lidhur edhe më fuqishëm me botën. Por, nuk mund të ishim më krenarë se me faktin që 40 nga artistët pjesëmarrës në këtë edicion janë nga Kosova. Shumë më shumë se në cilindo edicion të Manifestas nga vitet e 90-ta.

Pa dyshim, Hedëig Fijen bashkë me ekipin po bëjnë punë të mrekullueshme. Plot njerëz janë angazhuar ndër vite që Manifesta të ketë këtë shkëlqim. Ky është sukses i përbashkët i yni. Ndërkaq Manifesta sapo ka filluar, dhe do të jetë këtu deri në fund të tetorit.

Arti është lidhja jonë e fuqishme me botën”, shkruan kryeministri Albin Kurti.

Advertisement

Lexo edhe

Varianti Omicron identifikohet në të paktën 45 shtete të SHBA-së
Lajme

Simptomat e variantit “Omicron” që po prekin personat e vaksinuar ndaj COVID-19

August 15, 2022
Njoftim për vendimet e Bordit të Drejtorëve për statusin e NSH-ve
Lajme

Njoftim për vendimet e Bordit të Drejtorëve për statusin e NSH-ve

August 15, 2022
Çitaku komenton takimin e Osmanit dhe Kurtit me Blinken, shpreson t'i kenë kuptuar drejt mesazhet e tij
Lajme

Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit, dikush duhet me dhanë përgjegjësi

August 15, 2022
Makina përplas për vdekje një person në Berat
Lajme

Makina përplas për vdekje një person në Berat

August 15, 2022
Sot nis edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Lajme

Sot nis edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

August 15, 2022
Berberi mbledh 1769 euro për operimin e dyvjeçarit me tumor (VIDEO)
Lajme

Berberi mbledh 1769 euro për operimin e dyvjeçarit me tumor (VIDEO)

August 15, 2022
Varianti Omicron identifikohet në të paktën 45 shtete të SHBA-së
Lajme

Simptomat e variantit “Omicron” që po prekin personat e vaksinuar ndaj COVID-19

by prestigji.com
August 15, 2022
0

Mbretëria e Bashkuar është aktualisht e përfshirë në një valë të pestë të infeksioneve me COVID-19, kanë paralajmëruar ekspertët, duke...

Read more
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në

Nga kriza ushqimore te ndryshimet gjeopolitike, lufta e Ukrainës dhe efektet e saj

August 15, 2022
Kosova.info

Dhjetëra shtete kërkojnë që Rusia të tërheqë trupat nga Zaporizhja

August 15, 2022
Njoftim për vendimet e Bordit të Drejtorëve për statusin e NSH-ve

Njoftim për vendimet e Bordit të Drejtorëve për statusin e NSH-ve

August 15, 2022
Kosova.Info

Talebanët festojnë një vit pushtet në Afganistan: Përmbushëm detyrimin e xhihadit

August 15, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com