Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Kriza ekonomike dhe energjetike në vend, LDK: Qeveria luan rolin e spektatorit

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se Qeveria aktuale ka zgjedhur të luaj rolin e spektatorit përderisa qytetarët po përjetojnë gjendjen e rëndë ekonomike me norma rekorde të inflacionit.

Mustafa përmes një konference për media ka thënë se LDK në pranverën e vitit 2021 kishte paralajmëruar krizën e energjisë elektrike, e cila u injorua nga pushteti.

“Përderisa qytetarët e Kosovës po e përjetojnë gjendjen e rëndë me norma rekorde të inflacionit, me çmime stratosferike të produkteve bazike, të cilat nga muaji në muaj po shkojnë duke u rritur, pushteti ka zgjedhur ta luaj rolin e spektatorit. Ishte pranvera e vitit 2021 kur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi krizën e energjisë elektrike, ndërsa përgjigja e parë e pushtetit ishte pa dëgjueshmëria, ndërsa përgjigja e dytë ishte dhe këtu po e citoj ‘se nuk ka krizë, nuk kemi se si të merremi me krizë’ ”, tha Mustafa.

E sipas tij, kur arriti kriza në vend pushteti insistoi se nuk do të ketë reduktime të energjisë dhe se nuk do të ketë shtrenjtim të faturave energjetike.

“Nuk vonoi shumë dhe fatkeqësisht ndodhi ajo që ne në LDK patëm paralajmëruar. Përveçse filluan reduktimet, u shtrenjtua edhe fatura e energjisë elektrike. Kjo konferencë sot është paralajmërimi i radhës, se qeveria ende s’ka ndërmarr asnjë hap apo masë konkrete që qytetarëve tanë në këtë dimër të mos u shtohet dhe një barrë në xhepin e tyre”, tha ai.

Mustafa u shpreh se qeveria merr vendime boshe dhe kompanitë e sektorit të energjisë janë zhytur në borxhe ndaj njëra-tjetrës dhe ndaj tregut ndërkombëtarë.

“Qeveria premton 90 milionë euro subvencione për energjinë, ndërsa sektori i energjisë po shkon drejt bankrotimit. Aq e rënduar është gjendja, aq të pakoordinuar janë veprimet e qeverisë, sa që edhe ZRRE-ja, tanimë e shndërruar në departament të qeverisë të enjten shprehu shqetësimin e saj…”, tha ai.

Advertisement

Mustafa tha se LDK tash e disa kohë ka dhënë propozimet e saj për zbutjen e krizës energjetike.

“LDK tash e sa kohë ka dhënë propozime konkrete për zbutjen e efekteve të kësaj krize, si: Remonti me kohë i blloqeve të KEK-ut, sigurimi në kohë i importit të energjisë elektrike përmes kontratave afatgjata dhe me kosto të përballueshme, eliminimi i tërësishëm i TVSH-së në faturat e energjisë elektrike, eliminimi i tarifave diskriminuese, masa nxitëse si burim alternativ për ngrohje, masa nxitëse dhe financuese për eficiencë të energjisë”, theksoi ai.

Ndërkaq, ai po ashtu iu drejtua qeverisë me disa pyetje: “ Tanimë që sezoni i dimrit po afron shpejt, i kërkojmë qeverisë t’i përgjigjet këtyre pyetjeve: A do të ketë mjaftueshëm energji në dimër, apo do të ketë reduktime? A do të shtrenjtohet më shumë çmimi i energjisë për qytetarët dhe për prodhuesit vendor dhe nëse po, sa?  Me rastin e rritjes së papërballueshmërisë çka do të bëjë qeveria për qytetarin? Sa familje kosovare rrezikojnë të varfërohen nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve esenciale? ”, tha ndër të tjera, Besian Mustafa nga LDK.

Advertisement

Lexo edhe

Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Podcast: Dokufest-i në sytë e vizitorëve të huaj

August 13, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Java e restoranteve në Texas: Televizioni amerikan FOX me reportazh special për restorantin e shqiptarit

August 13, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Cili vend pati shtrenjtim më të madh të bukës?

August 13, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Të dielën pa ujë disa pjesë të Prishtinës dhe Graçanica

August 13, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Rafuna: Nëse shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike, bizneset do t’i rrisin çmimet

August 13, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

“Kancelari i shqetësuar”, a mund të goditet Gjermania nga trazirat sociale për shkak të çmimeve?

August 13, 2022
Talibanët ndërpresin protestën e grave afgane në Kabul
Lajme

Talibanët ndërpresin protestën e grave afgane në Kabul

by prestigji.com
August 13, 2022
0

Luftëtarët talibanë kanë shpërndarë dhjetëra gra protestuese në Kabul, pothuajse një vit pasi grupi militant mori pushtetin. Rreth 40 gra...

Read more
Kosova.Info

Zyrtare: Kounde mbetet jashtë për ndeshjen hapëse, po ashtu edhe tre lojtarë të tjerë që klubi nuk llogaritë në ta

August 13, 2022
Kosova.info

Çka thonë të rinjtë për Marrëveshjen e Ohrit?

August 13, 2022
Presidenti maqedonas Pendarovksi reagon pas aksidentit me 46 viktima në Bullgari

Pendarovski: Përfitimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial

August 13, 2022
Mbi 2,400 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Mbi 2,400 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

August 13, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com