Kreu i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi vizitoi Drenasin të mërkurën pasdite.
Tek kryetari Ramiz Lladrovci, i pari i PDK-së tha se erdhi të mësojë për projektet e sfidat që ka qeverisja lokale por edhe tu thotë drenicakëve se nuk i harron.
I pari i komunës që vjen nga PDK-ja, pohoi se shefin e partisë e njoftoi me zhvillimet por edhe bllokimet që po u bëhen sidomos nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit.
Investimin vetanak në ujësjellës e panë më pas në Çikatovë, prej ku u kritikua ekzekutivi qendror. Interesim kryetari i PDK-së shfaqi edhe për ndërtimin e urës në Dobroshec.
Vizita e Krasniqit që vjen pas disa qyteteve që qeveris partia e tij, vazhdoi me takimin e strukturave në Drenas.