Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Krasniqi: Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret pa asnjë vonesë (VIDEO)

prestigji.com by prestigji.com
4 weeks ago
in Lajme
A A
Krasniqi: Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret pa asnjë vonesë (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është lajm jashtëzakonisht pozitiv.

Krasniqi theksoi se tani është momenti që BE-ja të marrë vendim pa asnjë vonesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës pasi, sipas tij, Kosova ka vite që i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

“Ka vite që ne të gjithë besojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut është dashur ta nisin procesin e negocimit dhe është një sihariq i mirë, është një shpresë edhe për Kosovën që përfundimisht përkundër vonesës krejtësisht të paarsyeshme dhe të padrejtë në raport me ne të miratohet vendimi për lejimin e udhëtimit pa viza, pra liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo është një e drejtë e jona, e cila besoj edhe është e merituar, qysh nga viti 2018 së paku, sepse ne qysh atëherë kishim plotësuar të gjitha kriteret, kërkesat dhe rekomandimet të cilat kishin ardhur nga udhërrëfyesi dhe tashmë vërtetë nuk duhet të ketë asnjë vonesë. Kërkesa jonë dhe insistimi jonë është që vendimi të merret pa asnjë vonesë dhe normalisht pa asnjë kriter shtesë të kërkuar sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë që të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shengenit sa më herët që të jetë e mundur”.

Kreu i PDK-së duke folur për krizën ekonomike dhe rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazë, tha se është fatkeqësi që Qeveria gjatë gjithë kësaj periudhe, ka qenë totalisht neglizhente, totalisht jokompetente dhe totalisht e paaftë për të ndërmarrë çfarëdo mase për ta lehtësuar këtë barrë jashtëzakonisht të rëndë të qytetarëve dhe familjeve kosovare.

“Ne kemi dhënë një sërë propozimesh që nga viti i kaluar për sa i përket energjisë fillimisht, duke e ndjerë dhe duke e parë që po vinte një krizë e jashtëzakonshme dhe gjithçka kishte mbetur në heshtje nga ana e Qeverisë. Pastaj, fatkeqësisht u realizuan të gjitha ato parashikime që nuk ishin aspak pozitive, përkundrazi ishin shumë negative. Ne përfunduam me propozimin e Qeverisë për të na rritur energjinë në mbi 200 për qind tek pjesa e tarifave të shtrenjta. Në shkurt, por në mënyrë konkrete në mars, ne kemi propozuar masat adekuate për ti implementuar Qeveria në mënyrë që të lehtësohej barra financiare sa i përket rritjes së çmimeve. Asnjë nga këto veprime nuk është ndërmarrë dhe sot shohim që e vetmja mundësi që i ka mbetur Qeverisë është penalizmi i bizneseve të Kosovës”, tha Krasniqi.

Advertisement

Krasniqi vlerëson që idetë e Qeverisë për të ngarkuar bizneset dhe sipërmarrësit duke e përcaktuar marzhën e fitimit për çdo produkt esencial si për derivatet e naftës, janë të gabuara.

“E para sepse nuk do t’i ulin çmimet në nivelin sa do të duhej dhe sa do të ishte e përballueshme për qytetarët tonë dhe në anën tjetër do të vështirësonin funksionimin dhe mbijetesën edhe të ndërmarrësve të Kosovës. Kërkesat dhe propozimet tona janë të qarta, janë konkrete. Qeveria është dashur që të heq tatimin mbi vlerën e shtuar për të gjitha produktet bazike që janë pjesë të shportës esenciale. Është dashur po ashtu të ndërmerrte masat e njëjta edhe për derivatet ku ne kemi propozuar edhe heqjen e akcizës, në këtë mënyrë ne sot nuk do të kishim nga 1 euro e 75 cent litrin e naftës po do ta kishim 1 euro e 10 apo 1 euro e 15 cent. Ndërsa, çmimet që nga mielli, gruri, orizi, vaji e gjithçka tjetër që është pjesë e shportës esenciale do të ishin shumë më të përballueshme. Duhet ta kemi të qartë që kriza ekonomike, ende nuk e ka arritur pikun dhe kjo është vërtetë alarmuese sepse ne do të ballafaqohemi me një dimër të ashpër, i cili do të jetë shumë i ashpër në kuptimin social dhe ekonomik”.

Advertisement

Lexo edhe

Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)
Lajme

Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)

August 17, 2022
Përparim Rama jep detaje për marrëveshjen me PDK-në
Lajme

‘Superekspertët’ e Përparim Ramës, njëri kandidat i PDK-së e tjetra motrën të punësuar në Komunë

August 17, 2022
Evropa përballet me thatësinë më të madhe në 500 vjet (VIDEO)
Lajme

Evropa përballet me thatësinë më të madhe në 500 vjet (VIDEO)

August 17, 2022
Dhunohet shtetasja e huaj, prangoset burri nga Drenasi (VIDEO)
Lajme

Dhunohet shtetasja e huaj, prangoset burri nga Drenasi (VIDEO)

August 17, 2022
Escobar pas takimit trelateral: Marrëveshja për asociacionin të zbatohet sipas Kushtetutës
Lajme

Escobar pas takimit trelateral: Marrëveshja për asociacionin të zbatohet sipas Kushtetutës

August 17, 2022
Në parim njerëzit duhet të kenë të drejtë të votojnë
Lajme

Presim marrëveshje për të shmangur krizën

August 17, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Eksportet e energjisë “mund t’i rrisin të hyrat e Rusisë për gati 100 miliardë dollarë”

by prestigji.com
August 17, 2022
0

Rusia parashikon që të hyrat nga eksporti i energjisë t’i rriten këtë vit për gati 100 miliardë dollarë, ka raportuar...

Read more
Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)

Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)

August 17, 2022
Kosova.info

Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Kabul, raportohet për viktima

August 17, 2022
Përparim Rama jep detaje për marrëveshjen me PDK-në

‘Superekspertët’ e Përparim Ramës, njëri kandidat i PDK-së e tjetra motrën të punësuar në Komunë

August 17, 2022
Kosova.info

24 anije me mbi 600.000 tonë drithë u nisën nga portet e Ukrainës

August 17, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com