Advertisement
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot një fakt interesant në fillim të javës që shënon 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Kreu i PDK-së nëpërmjet një video ka prezantuar faktin se himni i Kosovës, i realizuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, ka edhe tekst.
“Titulli i himnit është Evropa dhe teksti i ka 12 vargje. Në Javën e Pavarësisë, mendoj se ia vlen ta lexoni dhe dëgjoni himnin me këtë tekst fantastik”, ka shkruar Krasniqi nw Facebook.
Advertisement
Më poshtë mund ta dëgjoni mesazhin e liderit të PDK-së dhe himnin e Kosovës me tekst: