Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Krasniqi nga Vitia kritikon Qeverinë Kurti se po i shpërfill disa projekte në këtë komunë

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Krasniqi nga Vitia kritikon Qeverinë Kurti se po i shpërfill disa projekte në këtë komunë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar sot Vitinë, e cila udhëhiqet nga kryetari Sokol Haliti në bashkëqeverisje me PDK-në, ku u diskutua për zhvillimet në këtë komunë.

Lideri i PDK-së tha se është i bindur se lidershipi i kësaj komune do t’i realizojë premtimet që i ka dhënë para qytetarëve në kohë fushate.

“Ajo që e vlerësoj shumë është fakti që këtu shoh një vullnet vërtetë të madh për të zbatuar në praktikë gjitha ato zotime që i kanë bërë bashkërisht para qytetarëve dhe jam i sigurt që besimi i qytetarëve të Vitisë, që i kanë mveshur me përgjegjësi edhe njëherë kryetarin e Komunës, por edhe partnerët e koalicionit nga Partia Demokratike e Kosovës, vërtetë do të zbatohet ashtu siç është deklaruar jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në angazhimet e tyre ditore”.

Krasniqi kritikoi Qeverinë Kurti duke thënë se po shpërfill realizimin e projekteve me rëndësi të veçantë në Viti, derisa shprehu gatishmërinë dhe vullnetin që brenda mundësive që ka PDK-ja të ndihmojë në përshpejtimin e përfundimit të këtyre projekteve përmes Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mund të mos e shpreh shqetësimin për neglizhimin nga ana e qeverisë qendrore për komunat e Kosovës në përgjithësi, por edhe për Komunën e Vitisë në veçanti, sidomos për disa projekte për të cilat para së gjithash në fokus e kanë mirëqenien e qytetarëve, lehtësimin e jetës së tyre. Ato janë të shumta, dhe një prej tyre është edhe ndërlidhja e lokalitetit të Gërlicës me autostradën, e cila do të ishte shumë e rëndësishme për lehtësimin e qarkullimit të njerëzve, të mallërave, që do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik, por edhe projekte të tjera që vërtetë do të ishin të rëndësishme, që kanë qenë të planifikuara, e që tash janë të penguara”.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se e njoftoi liderin e PDK-së lidhur me strategjinë ekonomike lokale, progresin dhe sfidat që po hasin si komunë.

“Kishim kënaqësinë që sot të kemi mysafir kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe deputet në Parlamentin e Kosovës, Memli Krasniqi, të cilin e njoftova për ecuritë në komunën tonë, për rrjedhat, punët, progresin, implementimin e projekteve dyvjeçare dhe atyre njëvjeçare, problematikat që po na krijohen e që i kemi në vazhdimësi, dhe tejkalimin e kësaj situate, por edhe për sfidat që ka Komuna e Vitisë”.

Lexo edhe

Fundi i mandatit të Lajçakut duhet të jetë fundi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Lajme

Fundi i mandatit të Lajçakut duhet të jetë fundi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

July 6, 2022
Me të shtëna armësh, nisi protesta në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Me të shtëna armësh, nisi protesta në Maqedoninë e Veriut

July 6, 2022
Manaj (LDK): Vettingu s'i takon Qeverisë, duhet të debatohet në Kuvend (VIDEO)
Lajme

Manaj (LDK): Vettingu s’i takon Qeverisë, duhet të debatohet në Kuvend (VIDEO)

July 6, 2022
Haxhiu: Kur qytetarët humbin besimin në institucionet e drejtësisë, ata kërkojnë të ikin nga Kosova (VIDEO)
Lajme

Haxhiu: Kur qytetarët humbin besimin në institucionet e drejtësisë, ata kërkojnë të ikin nga Kosova (VIDEO)

July 6, 2022
Minsitrja Gërvalla shkarkon Konsullin në New York
Lajme

Minsitrja Gërvalla shkarkon Konsullin në New York

July 6, 2022
Vdiq mjeku nga Gjakova, Ali Iljazi

by prestigji.com
July 6, 2022
0

“Përfundimi i mandatit të Miroslav Lajçakut (prill 2024) si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe...

Read more
Me të shtëna armësh, nisi protesta në Maqedoninë e Veriut

Me të shtëna armësh, nisi protesta në Maqedoninë e Veriut

July 6, 2022
Manaj (LDK): Vettingu s'i takon Qeverisë, duhet të debatohet në Kuvend (VIDEO)

Manaj (LDK): Vettingu s’i takon Qeverisë, duhet të debatohet në Kuvend (VIDEO)

July 6, 2022
Haxhiu: Kur qytetarët humbin besimin në institucionet e drejtësisë, ata kërkojnë të ikin nga Kosova (VIDEO)

Haxhiu: Kur qytetarët humbin besimin në institucionet e drejtësisë, ata kërkojnë të ikin nga Kosova (VIDEO)

July 6, 2022
Minsitrja Gërvalla shkarkon Konsullin në New York

Minsitrja Gërvalla shkarkon Konsullin në New York

July 6, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com