Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Kosova shënon rritje të të hyrave buxhetore

prestigji.com by prestigji.com
3 months ago
in Lajme
A A
Kosova shënon rritje të të hyrave buxhetore
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se nga 1 janari deri më 5 prill të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, Kosova ka shënuar rritje të të hyrave buxhetore prej 25.4 për qind, raporton Kosova Post.

Bislimi këto të dhëna i ka bërë të ditur në konferencën e gjashtë vjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë ku u diskutua për ndikimin që ka MSA në ekonomi.

Bislimi tha se rritja ekonomike nuk matet me vrojtime por me statistika të vrazhda të cilat grumbullohen nga disa agjentë.

“Në bazë të statistikave që kam, deri më datën 5 prill kemi një rritje të të hyrave buxhetore në raport me vitin paraprak për 25.4 për qind, domethënë, për një të katërtat apo diku 120 milionë kemi më shumë të hyra në buxhet sa që kemi pasur vitin e kaluar, e viti i kaluar ka qenë një vit jashtëzakonisht i mirë”, theksoi Bislimi”, i cili tha se përkundër brengave dhe panikut për krizë ekonomike, numrat e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Por, brengë gjatë këtij viti është rënia e të hyrave nga tatimi në pronë, ku sipas zv/kryeministrit Bislimi mund të jetë shkak rritja e çmimeve e cila ua ka pamundësuar qytetarëve t’i kryejnë obligimet tatimore.

Bislimi tha se kriza aktuale ekonomike me ngritjen e çmimeve ka shkaktuar ulje të fuqisë blerëse.

Sa i përket MSA-së, Bislimi tha se janë marrë disa masa gjatë vitit 2021 prej të cilave tha se shpreson se do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin privat, siç është miratimi i projektligjit për Gjykatën Komerciale.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog duke folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit tha se implementimi i saj është kryesor, ndërsa sa më shumë që Kosova ta implementojë atë, aq më shumë do t’i përafrojë standardet me shtetet anëtare të BE-së.

Szunyog tha se me nënshkrimin e MSA-së, Kosova është zotuar për liberalizimin dhe zgjerimin e tregtisë me të gjitha shtetet anëtare të BE-së, ndërsa për bizneset kosovare kjo do të jetë qasje në tregun e BE-së prej më tepër se 400 milionë konsumatorëve.

“Qeveria ka një detyrë vendimtare që ta shtyjë Kosovën drejt reformave të nevojshme për fuqizimin e sundimit të ligjit, për stimulimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ofrimin e arsimit cilësor dhe mundësitë për të rinjtë e Kosovës si dhe të ofrojë një mjedis tërheqës biznesor”, tha Szunyog.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2016 është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Kjo marrëveshje përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën në mënyrë progresive me BE-në, në të gjitha fushat e politikave, deri në përmbushjen e të gjitha standardeve të BE-së.aa

Lexo edhe

Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)
Lajme

Ushtria ruse nis ndërtimin e qytetit që vetë e shkatërroi (VIDEO)

July 2, 2022
Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)
Lajme

Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)

July 2, 2022
Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike
Lajme

Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

July 2, 2022
KRR-ja vendos sot për çmimet e reja të karburanteve
Lajme

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohet nafta për 1 cent

July 2, 2022
120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina
Lajme

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

July 2, 2022
Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

by prestigji.com
July 2, 2022
0

Ushtria ruse ka nisur ndërtimin e apartamenteve të banimit në Mariupol. Agjencia e lajmeve Associated Press, solli pamjet nga puna...

Read more
Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)

Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)

July 2, 2022
Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

July 2, 2022
KRR-ja vendos sot për çmimet e reja të karburanteve

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohet nafta për 1 cent

July 2, 2022
120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

July 2, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com