Kosova pëson humbje nga Luksemburgu

 Kosova pëson humbje nga Luksemburgu

Kombëtarja A e femrave në Basketboll në ndeshjen e tyre të dytë në Kampionatin për Shtete të Vogla kanë pësuar humbje ndaj Luksemburgut me rezultat 65:94.

Shumicën e ndeshjes Luksemburgu ishte në epërsi edhe pse në disa pjese kosovaret ishin shumë afër me pikë.

Kjo është ndeshja e dytë e Kosovës në dy ditë radhazi kurse Luksemburgu të martën kishte pushuar.

Advertisement

Kosovaret kanë triumfuar të martën ndaj Qipros.

Kosova e përfundon grupin me një fitore dhe një humbje, kurse Luksemburgu të enjten do të përballet me Qipron, ku do të vendoset se cilat do të jenë dy kombëtaret që do të kualifikohen në gjysmëfinale.

Advertisement

Të ngjashme