prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Kosova.info – Vazhdojnë luftimet në Donjeck

prestigji.com by prestigji.com
7 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Separatistët e mbështetur nga Moska kanë pretenduar se kanë marrë kontrollin e termocentralit të dytë më të madh me thëngjill në Ukrainë, i cili gjendet në rajonin lindor Donjeck.

Ky njoftim u bë pasi Rusia ka shënjestruar rajonet Odesa dhe Mikollaiv me sulme ajrore më 26 korrik, duke goditur ndërtesa private dhe infrastrukturë tjetër.

Ndonëse në disa fotografi të mediave separatiste ruse, është thënë se shihen mercenarët e grupit privat ushtarak Vagner para termocentralit, ky pretendim rus nuk është vërtetuar në mënyrë të pavarur.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk e ka përmendur termocentralin në raportin e saj ditor, mirëpo ka thënë se ka pasur luftime të ashpra në një fshat afër tij.

Sipas Shtabit, trupat ukrainase kanë parandaluar luftimet përgjatë vijës së frontit në rajonet Donjeck dhe Harkiv më 26 korrik.

Disa orë pas sulmeve, Kirill Stremousov, zëvendëskryetar i administratës ushtarako-civile për Hersonin, ka thënë se rajonet Odesa dhe Mikollaiv do të “çlirohen” nga forcat ruse.

Ushtria ukrainase, në anën tjetër, ka thënë se ka rrëzuar një dron rus dhe është duke tentuar të sulmojë një stacion radari në rajonin Mikollaiv.

Si pasojë e bombardimeve ruse në 24 orët e fundit janë vrarë të paktën tre civilë dhe janë plagosur tetë të tjerë, ka thënë zyra e presidentit ukrainas më 26 korrik.

Advertisement

Sipas saj, bombardimet kanë vazhduar në gjithë vijën e frontit në rajonin Donjeck, pasi forcat ruse kanë shënjestruar qytetin Bakmut dhe qytete tjera.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë se Ukraina ka pranuar disa lansuese raketash dhe disa obusë nga Gjermania.

Ajo i ka bërë këto deklarata një ditë pasi Ukraina ka pranuar tanket gjermane për mbrojtje ajrore.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Lexo edhe

OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë
RAJONI & BOTA

OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë

February 8, 2023
Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë (FOTO)
RAJONI & BOTA

Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë

February 8, 2023
Greqia goditet sërish nga një tërmet
RAJONI & BOTA

Raportohen përsëri lëkundje të forta tërmeti në Turqi

February 7, 2023
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t'i jepen mbi 100 tanke Leopard 1
RAJONI & BOTA

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1

February 7, 2023
Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni
RAJONI & BOTA

Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni

February 7, 2023
Kërcënohet ministri i Jashtëm italian, shtohen kontrollet e sigurisë
RAJONI & BOTA

Kërcënohet ministri i Jashtëm italian, shtohen kontrollet e sigurisë

February 7, 2023
Kamberi dorëzon në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar
Lajme

Kamberi dorëzon në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar

by prestigji.com
February 8, 2023

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka dorëzuar këtij institucioni propozimin për ndryshimin e Ligjit...

Read more
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

February 8, 2023
Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

February 8, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

February 8, 2023
Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

February 8, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com