Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Kosova.info – Qeset me pagesë nga…

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2023, qytetarët e Kosovës do të paguajnë për qeset plastike, e krejt kjo si masë mbrojtjeje për ndotjen e ambientit.

Këtë iniciativë të ministrisë po e përkrahin organizatat dhe ekspertët të cilat merren me ambientin, por si mangësi po e shohin mos informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në këtë proces i cili prek drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve.

Që nga janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës do të paguajnë për qeset e plastikës të cilat konsiderohen si të dëmshme për mjedisin. Besmir Kokollari, nga Ministra e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se pas analizës që është bërë nga grupi punës i përberë nga ekspertët është rekomanduar që qeset e plastikës nga janari i vitit 2023 të jenë me pagesë.

“ Ministria ka angazhuar ekspertë dhe ka formuar grupin gjithëpërfshirës në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për reduktimin e qeseve të plastikës. Në fund është nxjerr rekomandimi që nga janari i vitit 2023 qeset e plastikës të bëhen me pagesë, ku çmimi pritet të jetë 5 centë për qese”, thotë Kokollari.

Se është e nevojshme që qeset e plastikës të bëhen me pagesë në mënyrë që të reduktohen sa më shumë, kështu po e vlerësojnë qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave të cilat merren me çështjet e ambientit. Fatbardha Restecila, nga Instituti për Politika Zhvillimore, organizatë e cila merret me ambientin, tha se kjo iniciativë është e mirëseardhur por se fushata për informimin e qytetarëve dhe përfshirja e tyre është dashur të nisë shumë më herët.

“Ministria e Mjedisit do të duhej të kishte nisur informimin e qytetarëve që nga fillimi i vitit, të këtë një kampanjë intensive, dalje mediatike në masë me të madhe se sa po bëhet tani. Është dashur që edhe qytetarët të përfshiheshin në këtë proces, i cili në fund të fundit prek xhepin e qytetarëve”, thotë Restelica.

“Pra, jemi pro këtij vendimi,por, mendojmë se qeveria dhe ministria është dashur të bëjnë me shumë në këtë drejtim në mënyrë që qytetarët të përgatiten”.

Po ashtu, edhe profesori universitar, Zeqir Veselaj, tha se kjo nismë është pozitive e cila do të ndikojë pozitivisht në mjedis.

“Një vendim për bërjen e qeseve me pagesë sigurisht se në aspektin mjedisor do të ndikojë pozitivisht, gjithmonë duke pasur parasysh se ministria duhet ta konsiderojë edhe aspektin ekonomik”, thotë Veselaj.

“Në këtë situatë të vështirë ekonomike të njerëzve, pavarësisht qëllimit të mirë, duhet të maten vendimet e tilla, sepse duket që janë të vogla por që mund ta ngarkojnë edhe më tutje qytetarin”.

Qeset e plastikës në shumicën e shteteve evropiane janë me pagesë ose janë jashtë përdorimit. Po ashtu, nga 1 qershori, përdorimi i qeseve plastike edhe në Shqipëri është bërë me pagesë.

Lexo edhe

Kosova.Info
EKONOMI

Investimet strategjike, Hajdari i tregon dy sfidat kryesore

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Inspeksioni aksion për lirimin e hapësirave të uzurpuara nga kafeteritë në Prishtinë

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Mullistët dalin kundër shtrenjtimit të bukës në 60 centë, kanë edhe një lajm të mirë

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Tërheqja e kursimeve nga Trusti, Jashari: Ka interesim të madh nga qytetarët për ta nënshkruar peticionin

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Fadil Berjani për të tretën herë në krye të naftëtarëve

June 29, 2022
Bujqit kosovarë dhe mbështetja e tyre përmes PPD 2022
EKONOMI

Bujqit kosovarë dhe mbështetja e tyre përmes PPD 2022

June 29, 2022
Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen
Lajme

Falë xhudos flamuri ynë u ngrit mbi të gjithë flamujt e tjerë

by prestigji.com
June 29, 2022
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur shumë e lumtur me suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe...

Read more
Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

June 29, 2022
Sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës, s`janë në pyetje

Është vendim sovran i Kosovës, se në cilat iniciativa merr pjesë

June 29, 2022
Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

June 29, 2022
Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s

Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s

June 29, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com