Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet përmes dialogut

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Osmani shefave të BE-së : Unë jam e vetmja në tryezë që duhet të marr vizë, hiqni ato
Share on FacebookShare on Twitter

Në Bruksel, sot (e enjte) është mbajtur Samiti i BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kosova është përfaqësuar nga presidentja, Vjosa Osmani, e cila ka mbajtur një fjalim në këtë takim të nivelit të lartë, përcjell KosovaPost.

Megjithëse, Kosova shpresonte se në këtë samit do të merrte një përgjigje pozitive rreth liberalizimit të vizave, kjo nuk ndodhi. Vendit tonë iu premtua vetëm perspektiva evropiane.

Ukraina dhe Moldavia u shpërblyen me marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërkohë Bosnja-Hercegovina duhet të pres edhe për ca kohë, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Barend Leyts ka publikuar përfundimet e nxjerra pas përfundimit të samitit, BE-Ballkani Perëndimor, ku i bëhet thirrje Prishtinës dhe Beogradit që përmes dialogut të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre.

Konkluzat:

-Bashkimi Evropian është plotësisht dhe pa mëdyshje i përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkani Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

-Duke u mbështetur në metodologjinë e rishikuar, Këshilli Evropian fton Komisionin, Përfaqësuesin e Lartë dhe Këshillin për të avancuar më tej integrimin gradual tashmë midis Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit bazuar në merita.

Këshilli Evropian rikujton rëndësinë e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në veçanti ato lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e gjyqësorit si dhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu u bën thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të pakicave.

-Këshilli Evropian është informuar rreth zhvillimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai kërkon të arrihet një zgjidhje e shpejtë rreth çështjeve të fundit të mbetura në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të mund të hapen pa vonesë.

-Këshilli Evropian rikonfirmon se duhet të arrihet me urgjencë një progres i prekshëm rreth çështjeve të pazgjidhura dhe mosmarrëveshjeve rajonale, veçanërisht mes Beogradit dhe Prishtinës, ku përmes dialogut të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosova.

-Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen politike të arritur më 12 qershor të vitit 2022 nga liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës në Bruksel, e cila është e nevojshme për stabilitetin dhe funksionimin e plotë të vendit në mënyrë që t’i përgjigjet aspiratave të njerëzve. Këshilli u bën thirrje të gjitha partive politike dhe liderëve në Bosnje dhe Hercegovinë që t’i zbatojnë me shpejtësi angazhimet e përcaktuara në arritjen e marrëveshjeve dhe urgjentisht të finalizojnë reformën kushtetuese dhe zgjedhore, e cila do lejojë që vendi të përparojë me vendosmëri në rrugën evropiane, në përputhje me opinionin e Komisionit.

Lexo edhe

Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)
Lajme

Ushtria ruse nis ndërtimin e qytetit që vetë e shkatërroi (VIDEO)

July 2, 2022
Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)
Lajme

Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)

July 2, 2022
Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike
Lajme

Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

July 2, 2022
KRR-ja vendos sot për çmimet e reja të karburanteve
Lajme

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohet nafta për 1 cent

July 2, 2022
120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina
Lajme

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

July 2, 2022
Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

by prestigji.com
July 2, 2022
0

Ushtria ruse ka nisur ndërtimin e apartamenteve të banimit në Mariupol. Agjencia e lajmeve Associated Press, solli pamjet nga puna...

Read more
Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)

Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)

July 2, 2022
Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

July 2, 2022
KRR-ja vendos sot për çmimet e reja të karburanteve

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohet nafta për 1 cent

July 2, 2022
120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

July 2, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com